TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

35 vjeçari arrestohet në Vlorë, ishte pjesë e grupit kriminal

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
35 vjeçari arrestohet në Vlorë, ishte pjesë e grupit kriminal

Policia në Shqipëri ka vazhduar operacionin e koduar “FIVE”, ku edhe kanë arrestuar shtetasin në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg’, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut, ishte kryer edhe gjatë muajit prill, ku ishin të angazhuara Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës.

Në atë kohë ishin goditur 5 grupe të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve.

“Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020. Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Forcat policore të përfshira në operacion kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit D. D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç; si dhe F. M., 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. M., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe shtetasi A. L., me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”./KP

Tags: ArrestimeVlore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Aksident me fatalitet në Tiranë

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Ushtria pakistaneze: Një helikopter rrëzohet në Muzaffarabad, i gjithë personeli humbi jetën

Ushtria pakistaneze: Një helikopter rrëzohet në Muzaffarabad, i gjithë personeli humbi jetën

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

“Këndi i Kimit” 10.06.2026

“Këndi i Kimit” 10.06.2026

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Aksident me fatalitet në Tiranë

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën