Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbanome.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Ministria e Drejtësisë, shkruan teve1.info.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit është diskutuar për proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera.
“Ministrja e Drejtësisë dhe shefi i Eulex-it kanë diskutuar lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera. Reforma në drejtësi, vettingu, dhe adresimi i dhunës në familje ishin tema të cilat u trajtuan në këtë takim. Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme”, thuhet në njoftim./teve1.info./