TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtja e Bahtjarit kundërshton bashkimin e aktakuzës me atë të Haxhi Shalës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Mbrojtja e Bahtjarit kundërshton bashkimin e aktakuzës me atë të Haxhi Shalës

Mbrojtja e Ismet Bahtjarit, përmes avokatit Felicity Gerry KC ka dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë një mocion me anë të secilit ka kundërshtuar bashkimin e çështjeve “Bahtjari dhe Januzi” me atë të Haxhi Shalës.

Në mocionin e 23 janarit 2024 Gerry KC ka kërkuar nga gjyqtari i vetëm që të refuzojë mocionin e ZPS-së për bashkimin e dy çështjeve.

“Mocioni për bashkim kundërshtohet”, thuhet në parashtrimet e mbrojtjes se Bahtjarit.

Në parashtrimet e veta, Gerry KC ka thënë se në këtë rast ekzistojnë mangësi procedurale.

“Përveç nevojës për avokat për z. Bahtijari që të ketë mundësinë e duhur për t’i shqyrtuar të gjitha provat, ekzistojnë mangësi procedurale themelore si në vijim: Asnjë material i ri dëshmues nuk është paraqitur për të mbështetur një aplikim të Rregullës 86(9) në lidhje me akuzat e pakonfirmuara. Kjo nga ana tjetër do të thotë se kërkesat e Rregullës 89 nuk mund të përmbushen”, thuhet në këtë parashtrim.

Sipas Gerry KC asnjë material provues nuk është paraqitur duke aplikuar njërën prej rregullave të kësaj gjykate që përcakton paraqitjen e materialit provues.

“Asnjë material provues nuk është paraqitur për të mbështetur një aplikim të Rregullës 86(3): Përmbledhja e ZPS-së i referohet materialeve të zbuluara, por jo materialeve dëshmuese që do të thotë se nuk është në përputhje me Rregullën 86(3)(a). Meqenëse skica duhet të jetë “një skicë e detajuar që demonstron rëndësinë e secilit artikull të materialit dëshmues për secilin pretendim, me referencë të veçantë për sjelljen e të dyshuarit në lidhje me krimin(et) e supozuar”, mocioni i ZPS-së nuk është gjithashtu në përputhje me Rregullën. 86(3)(b). Kjo nga ana tjetër do të thotë se kërkesat e Rregullës 89 nuk mund të përmbushen”, thuhet tutje.

Gerry KC në parashtrimet e tij ka thënë se nga parashtresat e Januzit kuptohet se mocioni i ZPS-së për bashkimin e çështjeve mbështetët në prova konfidenciale për të cilat ka kontest të pazgjidhur në çështjen “Bahtjari dhe Januzi”.

“Përveç kësaj, nga parashtresat e avokatit të Januzit për këtë mocion kuptohet se mocioni i ZPS-së për bashkim mbështetet në prova të cilat janë konfidenciale dhe për të cilat ka kontest të pazgjidhur në rastin KSC-BC-2023-10. Çështja e bashkimit nuk mund të përcaktohet si duhet pa zgjidhjen e asaj kontesti mbi të cilën z. Bahtijari miraton të njëjtat argumente si Januzi”, thuhet në parashtrimet e avokatit Gerry KC.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar me 12 janar aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit dhe atë të Haxhi Shalës.

Në njoftimin që kanë bërë DhSK-ja thuhet se aktakuza e përbashkët për këto dy cështje është konfidenciale.

Ndryshe, në konferencën e tretë me radhë mbi ecurinë e çështjes ndaj Ismet Bahtjarit dhe Sabit Januzit, gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou, kishte nxjerrë një urdhër gojor, ku ZPS-në e urdhëroi që aktakuzën e përbashkët ndaj Bahtjarit, Januzit dhe Haxhi Shalës, ta dorëzojë jo më vonë se 12 janari 2024.

Ndryshe në seancën e parë,  para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Bahtijari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Ndryshe, më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Kurse, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve,  tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup. /BetimipërDrejtësi

Tags: aktakuzeHaxhi ShalaIsmet Bahtjari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nga Gjilani: Me LVV-në në krye, qyteti dhe fshatrat janë orientuar kah zhvillimi

Kurti nga Gjilani: Me LVV-në në krye, qyteti dhe fshatrat janë orientuar kah zhvillimi

Përfundon aksioni i kërkim-shpëtimit në Bresalc, Policia gjen një veturë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Zhduket një person në Gjilan, nisin kërkimet – aktivizohen edhe dronët

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ-ja vendos në dispozicion linja telefonike për raportimin e parregullësive dhe informimin e votuesve

Sllovenisë i lëndohet sulmuesi para duelit me Kosovën, Sheshko pritet të mungojë

Sllovenisë i lëndohet sulmuesi para duelit me Kosovën, Sheshko pritet të mungojë

Dramë ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, De Ligt shpëton “Djajtë”

Dramë ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, De Ligt shpëton “Djajtë”

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Tovërlani zbulon listën e Kosovës U21, vetëm me 6 mbrojtës kundër Qipros e Finlandës

Tovërlani zbulon listën e Kosovës U21, vetëm me 6 mbrojtës kundër Qipros e Finlandës

Llapi nuk e mposht dot Prishtinën e Re, lëshon pikë në Podujevë

Llapi nuk e mposht dot Prishtinën e Re, lëshon pikë në Podujevë

Drenica mposht një tjetër ekip të madh, trondit Ballkanin në Skenderaj

Drenica mposht një tjetër ekip të madh, trondit Ballkanin në Skenderaj

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën