Volejbollistet e Përfaqësueses së Kosovës U20, kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Para Turqisë, Kosova është mposhtur edhe nga Rumania.
“Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës në fazën grupore të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U20. Kualifikimet po zhvillohen në formë turneu në Ankara të Turqisë”, ka shkruar Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK).