Policia e Kosovës ka njoftuar se në një xhami në Gumnasellë të Lipjanit janë vjedhur paratë e bamirësisë.
Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar.
Derisa rasti është nën hetim.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim./teve1.info./