Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës  në Hagë, sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Të mërkurën dëshminë e ka vazhduar dëshmitarja e 41 e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar.

Derisa më 17 janar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT
Next Post