Gjendet i vdekur një person në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, përcjell teve1.info.
“Prizren / 17.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./teve1.info/.