TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sadiku beson se 20% e nënshkrimeve do të arrihen brenda afatit të parë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sadiku beson se 20% e nënshkrimeve do të arrihen brenda afatit të parë

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur sot në Mitrovicën e Veriut për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq.

Zëvendës-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Verore, Skënder Sadiku, bëri të ditur se procesi i grumbullimit të nënshkrimeve, ka shkuar pa ndonjë komplikim.

Po ashtu, Sadiku tha se kishte një numër të madh të pjesëmarrësve.

“Procesi i grumbullimit të nënshkrimeve ka shkuar pa telashe. Shpresoj që komuna jonë është duke e kaluar një test të demokracisë. Është kërkuar legjitimiteti dhe ilegaliteti, është e mirë që qytetarët janë duke e kërkuar një gjë të tillë, e që i cili është në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ishte një numër i madh i pjesëmarrësve, por në anën tjetër më brengos fakti që akoma e shohim një demokraci të dirigjuar”, deklaroi Sadiku në emisionin “Ditari”.

Më tej, Sadiku njoftoi se tashmë është regjistruar një parti politike, e që sipas tij, do ishte pozitive në qoftë se gjatë procesit do të ketë edhe nisma të tjera.

“Është një parti politike e cila është regjistruar, po ashtu është duke e bërë edhe një fushatë. Shpresoj që gjatë procesit të ketë edhe nisma të tjera, pse jo edhe ndonjë subjekt tjetër politik i cili do të begatojë spektrin politik në komunat veriore të Mitrovicës”, shtoi tutje Sadiku në Tëvë1.

I pyetur se a ka rrezik të ketë manipulime me nënshkrime gjatë peticionit, Sadiku vlerësoi që s’ka indikacione për të ndodhur një gjë e tillë.

Ai ka thënë se mbledhja e 20% nënshkrimeve të nevojshme pritet të arrihet brenda afatit të parë.

“Më 22 janar e kanë afatin, ndërsa një afat shtesë prej dy jave sipas Udhëzimit Administrativ mund ta marrin nga MAPL dhe KQZ. Sipas trendit që është besoj që nesër do të arrihet ky numër edhe në bazë të informatave që patëm me personat që ishin duke mbledhur nënshkrimet”, tha ai.

/teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën