Sot në fshatin Lubiqevë, të Prizrenit është mbajtur ceremonia e varrimit të Elizabetë Ponikut e cila ka kontribouar në logjistikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë përiudhës së luftës në Kosovë.
Poniku si një grua zvicërane e martuar me një shqiptar, ka dhënë një kontribut të veçantë për çështjen e Kosovës dhe luftës së UÇK-së në veçanti.
Pas lufte ajo u dekorua me medaljen e artë: “Adem Jashari” nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prizren./teve1.info./