Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot, e mërkurë do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.
Sipas njoftimit, në ora 18:00 do të ketë edhe një konferencë për media në selinë e AAK-së.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma.
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë.
Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje!
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun