Prystaiko ka thënë se duhet të zhbllokohet Deti i Zi në mënyrë që ndihmat humanitare të vijnë në Ukrainë.
“Ne duhet ta zhbllokojmë Detin e Zi. Rusët kanë bllokuar detin për ne. Ky është deti ynë. Na duhet që ndihma humanitare të vijë në Ukrainë. Dhe ne në fakt e kemi atë që të lejojmë eksportet ukrainase – kryesisht drithërat – të dalin jashtë. Ne jemi përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të sigurisë ushqimore në mbarë globin. Shumë kombe në Afrikë ushqehen nga gruri ukrainas. Dhe kjo drithë ka ngecur, nuk mund të eksportohet, nuk mund të dërgohet askund”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur tri anëtarët kryesore të NATO-s, që tashmë gjinden në det: Turqia, Rumania dhe Bullgaria.