TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

William Walker shpallet qytetar nderi në Viti, thotë se ndihet i dashuruar me Kosovën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
William Walker shpallet qytetar nderi në Viti, thotë se ndihet i dashuruar me Kosovën

Kuvendi Komunal i Vitisë, me nismën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, e ka shpallur sot “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e OSBE-së dhe diplomatin amerikan, William Walker.

Ky titull ju dha atij në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë, ku u bë edhe zbulimi i bustit të tij dhe ju dha edhe çelësi i qytetit.

Me këtë rast kryetari Haliti, ka folur edhe për kontributin dhe personalitetin e Walkerit.

“Ambasadori William Walker është një figurë e shquar që ka lënë një ndikim thelbësor në zhvillimet dhe transformimet në Kosovë gjatë periudhës së tij të shërbimit. Me një karrierë të pasur diplomatike dhe një përkushtim të veçantë ndaj çështjeve të Ballkanit dhe të drejtave të njeriut, Ambasadori Walker ka qenë një udhëheqës i shquar dhe një ndihmës i palodhur në rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të ndërlikuar”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se një nga kontributet më të rëndësishme të ambasadorit Walker, ishte monitorimi i ngjarjeve dhe situatës në terren duke theksuar se ai luajti një rol kyç në raportimin e objektivave për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ngjarjet e ndryshme që ndodhën gjatë kohës së luftës.

Kurse ambasadori Wiliam Walker, fillimisht tha se ai ndihet i nderuar për respektin që ju bëhet në Kosovë, duke potencuar se ai viziton Kosovën çdo vit, në veçanti Reçakun dhe kompleksin e familjes Jashari.

Ai shtoi se Kosova ka arritur një progres të madh të zhvillimit në një kohë të shkurtër. Ai tha se vjen në Kosovë pasi që është i dashuruar në këtë vend, duke falënderuar të gjithë ata që e respektojnë atë.

Në këtë seancë të gjithë këshilltarët e pranishëm ishin pro propozim vendimit për shpalljen e  Walker qytetar nderi i Vitisë./teve1.info/

Tags: Sokol HalitiVitiWilliam Walker
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën