TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu: Asociacioni ka mundësi pjesërisht të mos pranohet nga Gjykata Kushtetuese

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryeziu: Asociacioni ka mundësi pjesërisht të mos pranohet nga Gjykata Kushtetuese

Njohësi i çështjeve ligjore dhe ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se nëse nuk do të ketë ndryshime politike apo zgjedhje të reja në Kosovë, më 24 janar Qeveria duhet ta përgatis draft-statutin e Asociacionit dhe ta dërgoj në Kushtetuese, raporton teve1.info

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Kryeziu tha se bazuar në atë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar këtë marrëveshje, ai e ka detyrë shtetërore dhe ndërkombëtare që ta zbatoj marrëveshjen.

“Data nuk mund të japim por unë konsideroj se ky muaj ndoshta do të jetë ai muaj final nëse nuk ka ndryshime politike, nëse nuk ndodhin zgjedhjet e kështu me radhë, më 24 janar kjo duhet të përgatitet dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Në bazë të asaj kryeministri ynë e ka pranuar këtë marrëveshje në tërësi dhe duhet të jetë pranë asaj marrëveshje për ta zbatuar, detyrë e ka shtetërore dhe ndërkombëtare që ta zbatoj këtë marrëveshje”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se në marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian janë 39 marrëveshje, ndër të cilat është edhe Asociacioni.

“Aty janë 39 marrëveshje, në mesin e tyre është edhe Asociacioni. Disa marrëveshje kanë filluar vetëm të zbatohen, janë të karakterit më të ulët, kjo ka karakter politik për këtë arsye është më esencial, duhet të kemi më kujdes por bota perëndimore na ka lejuar që ne të vendosim, dmth institucionet tona kombëtare siç është qeveria dhe gjykata Kushtetuese të vendosin përfundimisht”, u shpreh Kryeziu.

Ndërsa i pyetur për procedurat e dërgimit të kësaj marrëveshjeje në Kushtetuese, Kyreziu tha se kjo është procedurë e njëjtë sikurse e ligjeve.

“E njëjta procedurë shkon bazuar në ligje, Gjykata Kushtetuese ka kompetencë, të drejtë dhe detyra, nëse konsiderohet që ka ligji në kundërshtim me Kushtetutën, mund ta lejoj në tërësi. Edhe statutin nëse konsiderohet se ka kundërshtim me Kushtetutën mund ta eliminoj si tërësi, por nëse jo edhe pjesërisht. Tash unë e konsideroj që ka mundësi që pjesërisht të mos pranohet sepse ka disa elemente që nuk janë të qarta dhe bien në kundërshtim me Kushtetutën”, u shpreh Kryeziu.

Ai shtoi se edhe nëse krijohet Asociacioni, do të jetë një komunë më e vogël se e Prizrenit e cila nëse nuk do të ketë sukses, pas disa viteve do të shpërbëhet.

“Do të krijohet njëfarë lloj komune e cila do të jetë më e vogël se komuna e Prizrenit dhe do të ngritën disa kompetenca, vetanake dhe të zgjeruara për çështje të karakterit komunal, do të ketë probleme të shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, urbanizmit etj. Konsideroj që Qeveria e Kosovës duhet me qenë e gatshme ta menaxhoj këtë, përndryshe Asociacioni ka me qenë pilot projekt 2 vjet plus 3 vjet dhe nëse nuk funksionon, mund edhe të shpërbëhet”, tha Kryeziu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së paralajmëron protesta pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit: Durimi po soset

Deputeti i PDK-së paralajmëron protesta pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit: Durimi po soset

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Haziri: Bashkëpunimi është kodi i demokracisë sonë parlamentare

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

Dogana konfiskon produkte të padeklaruara për flokë në Vërmicë

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën