TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxha: Qeveria i frikësohet kontrollit të serbëve në Kosovë nga Beogradi, përmes Asociacionit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoxha: Qeveria i frikësohet kontrollit të serbëve në Kosovë nga Beogradi, përmes Asociacionit

Profesori universitar, Abit Hoxha, tha se qeveria e Kosovës i frikësohet kontrollit të serbëve lokal të Kosovës nga Beogradi përmes marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, raporton teve1.info

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Hoxha tha se nuk ka arsye tjetër qeveria e Kosovës të frikësohet për Asociacionin, pasi siç tha ai, ligjërisht një proces i tillë administrativ nuk mund t’i ndalohet askujt.

“Qeveria po heziton për shkak të kontrollit të Beogradit ndaj serbëve lokal të Kosovës e cila është së pari tragjike për serbët në Kosovë, së dyti edhe e çalon të gjithë procesin e të qenit shtet funksional, jo sovran sepse sovraniteti është diçka tjetër, është mundësia për të marrë vendim. Por funksionimin e shtetit e vë në njëfarë çalimi institucional i cili duhet të tejkalohet. Pra qeveria e Kosovës mendoj unë frikësohet prej kontrollit të Serbisë në serbët e veriut posaçërisht sepse diçka tjetër nuk ka çka i frikësohet. Një çështje administrative ose organizim administrativ i cili serbët e veriut do t’i bashkonte në raport me institucionet e Kosovës si iniciativë e përbashkët nuk mund të jetë e ndaluar me ligj. Edhe institucionet e tjera mund ta bëjnë një asociacion, shembull asociacioni i komunave të Dukagjinit ose Anamoravës dhe nuk mund t’i ndalohet me ligj. Por ideja është se kontrolli i Beogradit përmes një institucioni të tillë e pamundëson funksionimin e unitaritetit të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Hoxha tha se Qeveria e Kosovës duhet ta hartoj një draft-statut të cilin sipas tij duhet ta diskutoj me bashkësinë ndërkombëtare.

Megjithatë, profesori Hoxha u shpreh se nuk sheh këtë vit ndonjë marrëveshje të Kosovës me Serbinë.

“Qeveria duhet të hartoj një draft i cili do të duhej të diskutohej me bashkësinë ndërkombëtare për rregullimin e tri komunave të veriut dhe nuk duhet të jetë pjesë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila do të duhet të jetë gjithëpërfshirëse për ndalimin e konfliktit dhe për zotimin që të mos pengojnë njëra-tjetrën në rrugën e tyre drejt BE-së apo edhe institucioneve tjera ndërkombëtare dhe kjo mendoj që qeveria e Kosovës duhet të jetë proaktive. Nuk mendoj se do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi. Nëse lidershipi i tanishëm do të ishte i gatshëm ta bëjë një marrëveshje, pse të mos e bëjë marrëveshjen shembull në vitin 2023 por ta pres 2024, unë nuk e shoh ndonjë dëshirë apo mundësi me lidershipin në serbi por mendoj se as lidershipi në Kosovë nuk është shumë i gatshëm për një marrëveshje të tillë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IPK dërgon katër policë në Prokurori për plagosje aksidentale

Katër shtetas serbë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje në Mitrovicë të Veriut

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari

Dita e Universitetit të Prishtinës

Rama e çon në Kuvend projektligjin për Bordin e Paqes, kërkon miratim me procedurë urgjente

Rama thotë se ka marrë ftesën nga Trump për takimin e Bordit të Paqes: Shqipëria s’do të kontribuojë me para

IPK dërgon katër policë në Prokurori për plagosje aksidentale

Katër shtetas serbë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje në Mitrovicë të Veriut

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari

Dita e Universitetit të Prishtinës

Ashkalinjtë sot festojnë Ditën e Flamurit

Ashkalinjtë sot festojnë Ditën e Flamurit

Opozita në Shqipëri kërkon modelin e Kosovës për zgjedhje parlamentare

Opozita në Shqipëri kërkon modelin e Kosovës për zgjedhje parlamentare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën