TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas liberalizimit, për dy ditë aplikuan mbi 7 mijë qytetarë për pasaporta

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Në dy muajt e parë të këtij viti, 706 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) thonë se për këto dy ditë të janarit, numri i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë ka shkuar në 7 mijë e 400.

Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, ka thënë se gjatë vitit 2023, janë pajisur rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në muajin dhjetor, ky institucion i ka lëshuar më shumë se 30 mijë pasaporta.

“Gjatë vitit 2023 diku rreth 300 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë pajisur me pasaporta, ndërsa në vitin 2023 në muajin dhjetor shihet një rritje më e madhe kështu që në muajin dhjetor i kemi diku mbi 36 mijë pasaporta të lëshuara”, u shpreh Camaj.

Camaj ka thënë gjatë dy ditëve të fundit të janarit, ARC-ja i ka pajisur me pasaporta 7 mijë e 400 qytetarë.

“Vetëm në këto ditë të janarit do të thotë më 3 dhe 4 janar është dikund rreth 7400 qytetarë që kanë aplikuar. 4 mijë kanë apliku me datën 3 janar, ndërsa 3400 më datën 4 janar”, ka deklaruar Camaj.

Ndërsa, Camaj ka thënë se interesimi i qytetarëve serb për t’u pajisur me pasaporta është në rritje.

“Numri i pasaportave serb nuk i ndaj sistemet nuk i ndaj serb e shqiptarë por me komunat me shumicë serbe por edhe atje është në rritje kërkesat e komunave veriore”, u shpreh ai.

Kurse qytetarët e intervistuar kanë pasur mendime të kundërta sa i përket liberalizimit të vizave.

“Me mujt me nejt këtu boll mirë jem, hiç askund, le të na vizitojnë ata neve, djemtë i kam unë këtu e as ata nuk e kanë nijetin me shku, edhe me i lut nuk dojnë”, u shpreh Elmi Rrahmani.

E Agim Hasani, tha se as nuk e ka për qëllim lëvizjen në zonën Shengen.

“Jo, sepse skam nevojë, më mirë e kam në Kosovë, me vizitu një e dy ditë, nuk jemi përgatit me pasaporta e as nuk e kemi nijet, djali i madh më ka shkua dje e më kthehet”, tha Hasani.

Ndërsa Avdullah Ibishi nuk ka fort interesim për t’u pajisur me pasaportë.

“Jo as pasaportë s’kam, nuk dua e kurrë se kam nxjerr deri tash e as tash nuk dua, e as fëmija s’kanë qejf me vizitu, për ashtu shkojnë në Shqipëri”, u shpreh ai./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Musliu publikon fakte të rëndësishme rreth punonjësit të MTS-it që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë

Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për rastin `Panda`

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Le Bris e quan Xhakën “trajner të dytë” te Sunderlandi

Sunderlandi i Granit Xhakës fiton derbin ndaj Newcastle

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën