TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Rusia ende ka një satelit në rajonin tonë, Serbinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Osmani: Rusia ende ka një satelit në rajonin tonë, Serbinë

Osmani ka thënë se kosovarët kanë qenë viktima të gjenocidit, e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë viteve të 90-ta, krime të bëra si rezultat i politikave gjenocidale të Milloshqeviqit.

“Vërtetë kthehen kujtimet e dhimbshme. Kosovarët kanë qenë viktima të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë viteve 90-ta, krime të bëra si rezultat i politikave gjenocidale të Millosheviqit. Janë kujtime të tmerrshme të së kaluarës sonë, por edhe një kujtim që drejtësia ende nuk është ofruar për viktimat e këtyre krimeve. Ne kemi kaluar nëpër këtë. Kemi qenë refugjatë, kështu që kemi treguar solidaritet dhe jemi shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që ka vendosur sanksione në një vijë me partnerët tanë si SHBA-në, BE-në por edhe Australinë e partnerë tjerë. Jemi siguruar që të marrim masa kundër Rusisë. Ndonëse jemi shtet i vogël, mendoj se gjatë kësaj periudhe të vështirë për kontinentin tonë, duhet bërë gjithë bashkë, pavarësisht i madh apo i vogël”, ka deklaruar Osmani.

Osmani është pyetur nga gazetarja, se pse NATO nuk po ndërhynë në Ukrainë sikur kishte ndërhyrë duke bombarduar ish-Jugosllavinë për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë, presidentja Osmani ka thënë se nuk është kundërshtari i njëjtë, shkruan teve1.info

“Nuk po vepron NATO njëjtë, pasi nuk ka përballë një agresor të njëjtë. Ka përballë Rusinë, një prej fuqive më të mëdha nukleare në botë. Do të thotë rreziqet janë më të mëdha sesa në ish-Jugosllavi atë kohë, kur ne të gjithë u deshëm ta luftonim ‘Kasapin e Ballkanit’, Millosheviqin. Besoj se aleatët tanë në botë mund të bëjnë më shumë. Nuk duhet harruar se oksigjeni për këtë luftë është ekonomia ruse”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka theksuar se Rusia ka ende një satelit në rajonin tonë e që është Serbia.

“Qartë që për rajonin tonë mund të ketë pasoja, veçanërisht të lidhura me sigurinë. Rusia ende ka një satelit në rajonin tonë, që është Serbia. Serbia i ka shërbyer interesave ruse për një kohë. E ka rritur bashkëpunimin ekonomik e ushtarak me Rusinë gjatë këtyre viteve të fundit, në një përmasë aq të madhe sa është shqetësim jo vetëm për shtetet e rajonit, që e duan paqen, por edhe për partnerët tanë nëpër botë”, tha Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

Spahiu: Nëse Thaçi do të kthehej nga Haga, gjysma e VV-së do të votonin për PDK-në

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën