TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Edhe pak orë kosovarët udhëtojnë pa viza në BE

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Edhe pak orë kosovarët udhëtojnë pa viza në BE

Në tingujt e çiftelisë duket hareja e fundvitit.

Nuk mungojnë as fotografitë e fëmijëve pranë bredhit në sheshin ‘’Skënderbeu’’.

E shënimi i kësaj dite vërehet edhe në veshje të familjarëve.

Por për qytetarët e Kosovës, mesnata e sotme është festë e dyfishtë.

Përveç nisjes së një viti të ri, qytetarët e vendit do të mund të lëvizin lirshëm në secilin vend të Bashkimit Europian.

Kjo për shkak të liberalizimit të vizave, të cilën Kosova po e gëzon nga një janari.

“E kam në plan me shku në një vend të BE-së, masi të hiqen vizat. Edhe jam shumë i gëzueshëm e i kënaqur që na hoqën vizat më në fund”, thotë Arsim Murtezi, qytetar.
Prandaj në këtë ditë, nuk munguan urimet. E madje disa patën festë të trefishtë këtë 31 dhjetor.

“Vëllaun e kam në Zvicër, është lind në natën e vitit të ri, Bashkim Shala, ia uroj ditëlindjen edhe festën popullit shqiptar. Mirë bahet po kush ka del kush nuk ka rrin ku është. Veç ai që ka del, ai që s’ka rrin ku është, s’ka ku shkon. Mirë u ba që u ba liberalizimi i vizave, urime të gjithëve viti i ri, besoj që ka me qenë një vit i mbarë e i mirë”, shprehet Besim Shala, qytetar.
Në shaka e sipër, prind të shtyrë në moshë tregojnë se si e shohin vendin pas një janarit.

“Do pleq jesim ksajde, do plaka, me t’shti n’gjynah…”

E të tjerë japin këshilla për të rinjtë që duan të ikin jashtë kufijve te shtetit.

“Më të mira janë këtu 500 euro e përnatë vjen te shtëpia, te familja, atje s’mundesh me i nda qato pare sot. Është shtrenjti e madhe atje. E i kisha preferu të rinjtë mos me shku badihava me u end, unë di edhe njerëz që po kthehen shumë”, thotë qytetari Hasan Ramadani.

Nga mesnata e sotme, qytetarëve të Kosovës u hiqet regjimi i vizave.

E të drejtë për të udhëtuar pa viza në 26 vendet e zonës Schengen do të kenë të gjithë qytetarët e vendit, për 90 ditë gjatë një viti.

Kosovarët mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen.

Në njoftimin e autoriteteve të Kosovës thuhet që nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes numrin e ditëve të qëndrimit tuaj, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të tejkalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore. Periudha e qëndrimit llogaritet nga data e parë e hyrjes në çdo zonë Shengen.

Pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

Tags: fundvitiLiberalizimi i vizave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të veshur me uniformën e UÇK-së, bashkëluftëtarët në kërkim të drejtësisë

Të veshur me uniformën e UÇK-së, bashkëluftëtarët në kërkim të drejtësisë

Mbreti i Holandës, uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Mbreti i Holandës, uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Juventusi pëson nga Galatasaray në Stamboll

Juventusi pëson nga Galatasaray në Stamboll

Mbreti i Holandës, uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Mbreti i Holandës, uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova 18 vjet shtet, krerët e institucional e vlerësojnë më të fortë se kurrë

Kosova 18 vjet shtet, krerët e institucional e vlerësojnë më të fortë se kurrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën