TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vojvoda synon t’i bëjë 200 paraqitje me Torinon

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vojvoda synon t’i bëjë 200 paraqitje me Torinon

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ndihet krenar me 100 paraqitjet e tij me skuadrën e Torinos. Në një intervistë për mediumet italiane, Vojvoda ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë të arrihet kjo shifër, sidomos me fanellën e një ekipi. Këtë shifër që Vojvoda e ka quajtur magjike, mbrojtësi i krahut e arriti më datën 10 dhjetor në barazimin pa gola të Torinos me Frosinonen. Aktualisht, 28-vjeçari ka 102 paraqitje me ekipin italian, të cilit iu bashkua në verën e vitit 2020 nga Standardi i Belgjikës.

“Ishte një emocion i madh për mua të regjistroj 100 paraqitje me Torinon. Nuk ishte krenari vetëm për mua, por edhe për familjen time. Nuk është gjë e lehtë të arrihen 100 paraqitje me një skuadër. Më kujtohet debutimi im te Torino në vitin 2020 kundër Fiorentinës, por për fat të keq nuk pati shikues në tribuna shkaku i situatës me koronavirusin”, ka thënë Vojvoda. “Tani, dua të vazhdoj të luaj për Torinon, të jap më të mirën nga vetja dhe të arrij numrin 200 të paraqitjeve me këtë ekip”.

Këtë edicion, Vojvoda ka 15 paraqitje për Torinon në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në Kupën e Italisë. Në përgjithësi, Vojvoda thotë se është i kënaqur me paraqitjet e tij në vitin 2023, ndërsa për vitin 2024 ka synime të mëdha. Ai dëshiron të jetë më vendimtar për ekipin italian.

“Viti 2023 mund të them se ishte vit i mirë për mua, por tani dua të bëhem më vendimtar për ekipin në vitin 2024. Do të doja që krahas paraqitjeve të mira, të paktën t’i shënoja pesë gola dhe të bëjë shtatë asistime”, shtoi Vojvoda.

Vojvoda pritet të jetë titullar në ndeshjen e fundit të këtij viti për Torinon. Torino, të premten luan në udhëtim te Fiorentina, ndeshje kjo që nis në orën 12:30 dhe i takon xhiros së 18-të në Serie A. Aktualisht, Torino zë vendin e dhjetë në tabelë me 24 pikë të mbledhura, ndërkohë Vojvoda thotë se në Firencë synojnë tri pikët për ta përmbyllur vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Gjithmonë kur luan ndaj Fiorentinës është vështirë, por ne duhet të luajmë mirë dhe të mos dorëzohemi deri në fund. Nuk do të jetë aspak lehtë, por ne duam pikët e plota për ta mbyllur këtë vit me fitore, e cila do të ishte e rëndësishme për ecurinë tonë në kampionat”, shtoi Vojvoda.

Ai ka kontratë me Torinon deri në fund të këtij edicioni, ndërsa sipas të gjitha gjasave pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin italian, të paktën edhe për dy edicione të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS: Furnizimi me energji rikthehet në Kirurgji, pa energji mbetet Ambulanta Specialistike

Dy orë pa energji elektrike në Klinikën e Neurologjisë, zëdhënësja e QKUK-së jep detaje

Dy orë pa energji elektrike në Klinikën e Neurologjisë, zëdhënësja e QKUK-së jep detaje

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën