Havolli në emisionin “Herët” në Tëvë1, ka thënë se është shqetësues numri i divorceve që ka ndodhur këta muajt e fundit.
Sipas tij, nuk është duke iu dhënë rëndësia e duhur këtyre divorceve, pasi mungon përkrahja institucionale.
“Numri i divorceve që ka ndodhur këta muajt e fundit që numri 119 është pak shqetësues, atëehrë nuk është duke iu dhënë rëndësia e duhur këtyre divorceve për arsye se mungon përkrahja institucionale dhe angazhimi institucional lidhur me këto tematika”, tha ai.
Havolli ka treguar se pse ndodhin divorcet mes dy çifteve.
“Divorcet në disa raste ndodhin sepse duhet me ndodh sidomos kur humb dhe rrënohen urat e komunikimit, rrënohet respekti reciprok, mosmarrëveshje të shumta që ndikojnë edhe në psikologjinë e fëmijëve atëherë divorci është i patjetërsueshëm, rruga e vetme e duhura”, ka thënë ai.
Ai thotë se divorci është futur si një sëmundje ngjitëse në shoqëri.
“Divorci është futur si një sëmundje ngjitëse edhe ne si shoqëri po merrmi shumë pak me të, kjo sëmundje ngjitëse po shkon duke e rrënuar bërthamën e shoqërisë, e cila është themeli i shoqërisë që quhet familja. Pa një familje të shëndosh nuk mund të kemi asnjëherë shoqëri të shëndosh po as shtet progresiv. Vlerat e një shteti i atribuohen një familje të edukuar e cila lind dhe rrit individ që janë të gatshëm me i ndihmu vendit. Kjo nënkupton që pa një familje të shëndosh nuk kemi as identitet të mirëfilltë. Këtu futet ndikimi direkt i shtetit që të merret me aspektet institucionale me këto divorce”, tha më tej Havolli. /teve1.info/