TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Serbia ka planifikuar në nëntor ta sulmojë Komunën e Zubin Potokut

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Serbia ka planifikuar në nëntor ta sulmojë Komunën e Zubin Potokut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për sulmin terrorist që ka ndodhur më 24 shtator në Banjkë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbe sulmuan Policinë e Kosovës, ku për pasojë mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, gjatë fjalimit Kurti bëri të ditur se grupe të armatosura terroriste kanë planifikuar që në nëntor të këtij viti ta sulmojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut.

“Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit. Por, këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi”, tha ai në konferencë për media.

Krahas kësaj, Kurti paralajmëroi se Millan Radoiçiq po mban takime me shërbimin sekret serb për të planifikuar sulme të reja në Kosovë.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua ga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se mjetet që janë përdorur në Banjskë ishte ruajtur në një kompani serbe e cila është në listën e zezë të SHBA-së.

“Automjetet, armët dhe arsenali i përdorur në Banjskë ishin të përqendruara në këtë lokacion… kjo kompani (Novi Pazar Put) që është në listë të zezë të SHBA-së është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Milan Radoiciq. Drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Gërrba. Ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Një muaj para sulmit në Banjskë këtë kompani e kishte vizituar presidenti i Serbisë për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë – Novi Pazar. Gjatë vizitës e kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i ishte referuar si njeriu më i shpejtë. Vuçiq deklaroi nga aty që e ka të vështirë të gjejë zgjidhje kur flet me njerëz nga Prishtina, që sipas tij po kërkojnë arsye për konflikte ndaj popullatës serbe. Ai akuzonte për sulm sepse po përgatitej për sulm”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pamje nga shtëpia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe foshnja e tij

Arrestohet si i dyshuar babai i 27-vjeçarit dhe gjyshi i foshnjës që u gjetën të vdekur në Demiraj të Gjilanit

AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër

AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Gërvalla mohon bashkëpunimin me dhomat e specializuara nga Hagë

Gërvalla: Prokuroria ishte në dijeni për kërcënimet ndaj Arlinda Zekajt që nga 10 korriku

Strehimorja në Pejë: Buxheti u shkurtua afro 10 mijë euro këtë vit

Strehimorja në Pejë: Buxheti u shkurtua afro 10 mijë euro këtë vit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën