TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Lajçak të merret me Vuçiqin në vend se të bëjë presion mbi Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në Austri: Vuçiqi qëndron mbrapa sulmit në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përmendur zhvillimet politike në vend me theks normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë drejt vitit 2024.

Kurti tha se prioritet i Qeverisë sidomos pas sulmit në Banjskë, është siguria për Kosovën integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim.

Derisa ka shpresuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do t’i vendosin sanksione Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Madje Kurti në postimin e tij i është kundërpërgjigjur edhe emisarit evropian, Miroslav Lajçak për të cilin tha se beson që ai dhe Brukseli do të merren shumë më tepër me presidentin Vuçiq i cili sipas tij, i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023, në vend se siç tha kryeministri, “të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”.

“1) Prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim.

2) Konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë. Millan Radojçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovës.

3) Shpresoj që Bashkimi Evropian dhe ShBA-të do t’i vendosin sanksione Serbisë, e posaçërisht Presidentit të saj Aleksandar Vuçiq, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, për eskalimin në veri të vendit tonë dhe për heqje dorë nga Marrëveshja Bazike (nëpërmjet letrës së Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të 14 dhjetorit).

4) Kërkesa ime është që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të BE-së dhe ShBA-ve, dhe vendit tonë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE e Partneriteti për Paqe me NATO. Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte obligimin e njohjes de facto të Kosovës.

5) Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal).

6) Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024.

7) Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, shkroi Kurti./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shtrenjtimi i rrymës, ZRrE tregon se kur pritet ta marr vendimin

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shtrenjtimi i rrymës, ZRrE tregon se kur pritet ta marr vendimin

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 3 vite burg për grabitje në Drenas

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Drita para lavdisë e historisë në Evropë, Ramadani: “Në fushë do të shihni 11 gladiatorë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën