TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turqia i arreston mbi 300 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Turqia i arreston mbi 300 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, të premten.

Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha Yerlikaya në një njoftim në rrjetin social X.

Ai tha se operacioni “Operacioni Heronjtë-34” u mbajt njëkohësisht në gjithë vendin.

“Ne nuk do ta lejojmë asnjë terrorist t’i hapë sytë, për të siguruar paqe dhe unitet për popullin tonë. Ne do ta vazhdojmë betejën me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë”, tha ai.

Një anëtar i forcave speciale policore të Turqisë në Azaz të Sirisë.

Ai publikoi pamje ku shiheshin policia duke hyrë nëpër banesa dhe duke i futur të arrestuarit në automjete.

Shteti Islamik e kishte nën kontroll një të tretën e Irakut dhe Sirisë në vitin 2014. Edhe pse i mposhtur, ai vazhdon të kryer sulme.

Ky grup militant ka kryer sulme të shumta nëpër Turqi, përfshirë në një klub nate më 1 janar 2017 në Stamboll, ku u vranë 39 njerëz.

Forcat e sigurisë shihen pranë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, pas një sulmi me bombë në Ankara, 1 tetor 2023.

Autoritetet turke i kanë rritur operacionet kundër Shtetit Islamik dhe kundër militantëve kurdë në javët e fundit, pasi militantët kurdë e shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.

Turqia ka kryer rregullisht operacione brenda vendit dhe në veri të Irakut ndaj Punëtorëve të Partisë së Kurdistanit (PPK), të cilët i cilëson si organizatë terroriste./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen disa persona në Poloni pas kërcënimeve për sulme në shkolla

Arrestohen disa persona në Poloni pas kërcënimeve për sulme në shkolla

KFOR-i dhe Policia e Kosovës shkëmbejnë përvoja për komunikimin me publikun

Kroacia blen 18 sisteme raketore

Rokada diplomatike mes Prishtinës dhe Shkupit, Meidani në Komision: Është nder i madh të përfaqësoj Shqipërinë në Kosovë, mbaj me vete ADN e babait tim

Rokada diplomatike mes Prishtinës dhe Shkupit, Meidani në Komision: Është nder i madh të përfaqësoj Shqipërinë në Kosovë, mbaj me vete ADN e babait tim

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Parandalohet vrasja e planifikuar në Lezhë, arrestohen tre persona

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Arrestohen disa persona në Poloni pas kërcënimeve për sulme në shkolla

Arrestohen disa persona në Poloni pas kërcënimeve për sulme në shkolla

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

​Aksident trafiku në Rudare, përfshihet edhe automjeti i KFOR-it

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vitet e fundit

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vitet e fundit

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën