TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Çmimet e naftës rriten shkaku i tensioneve në Detin e Kuq

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Çmimet e naftës rriten shkaku i tensioneve në Detin e Kuq

Çmimi i naftës u rrit mbi 80 dollarë sot në tregun e Londrës, i nxitur nga shqetësimet për ndërprerjet në tregtinë globale dhe tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Një fuçi nafte në tregun e Londrës u rrit me 89 centë krahasuar me mbylljen e mëparshme, në 80.12 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi u tregtua me një çmim më të lartë prej 93 centë, nga 74.87 dollarë.

Dje, çmimi në të dy tregjet u rrit me mbi një për qind pasi disa kompani devijojnë anijet dhe udhëtimet më të gjata rrisin kostot e transportit dhe sigurimit.

Sot, Greqia këshilloi anijet tregtare që lundrojnë nëpër Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që të shmangin ujërat e Jemenit. Pronarët grekë të anijeve kontrollojnë rreth 20 për qind të anijeve tregtare në botë për sa i përket kapacitetit mbajtës. Ndërkohë, Uashingtoni nisi një grup pune për të mbrojtur tregtinë në rajon.

“Deri më tani, misioni detar i udhëhequr nga SHBA për të zbutur sulmet e Houthi-ve ka dështuar të zvogëlojë shqetësimet e përgjithshme për kalimin e sigurt përmes Detit të Kuq dhe transportuesit kryesorë të anijeve vazhdojnë ta shmangin atë ndërsa tensionet vazhdojnë,” tha Yeap Jun Rong nga grupi IG.

Houthi-t kanë njoftuar se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet në Detin e Kuq në mbështetje të lëvizjes qeverisëse Hamas në enklavën palestineze të Gazës.

Rreth 12 për qind e trafikut të anijeve në botë zhvillohet përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Furnizimi me naftë është i koordinuar, ende nuk ka mungesë, thonë analistët.

“Për sa kohë që prodhimi nuk kërcënohet, tregu përfundimisht do të përshtatet me ndryshimin e rrugëve të furnizimit,” tha Ole Hansen nga banka Saxo.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) raportoi veçmas se një fuçi e shportës së naftës të anëtarëve të saj u rrit me 72 centë në 79.19 dollarë të martën./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën