TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Granti i katër duhet të themelohet, duhet të bëhet

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Granti i katër duhet të themelohet, duhet të bëhet

Që në fushatën zgjedhore kreu i qeverisë, Albin Kurti pati premtuar themelimin e grantit të katër, i cili i jep autonomi komunave për investime kapitale. Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është realizuar, e kjo po konsiderohet e dëmshme për shtetin e Kosovës.

Ishte premtim i dhënë në fushatën zgjedhore.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, nëpërmjet grantit të katërt, komunave do t’u alokoheshin mbi 600 milionë euro brenda mandatit katërvjeçar.

Kështu, ato do të fitonin autonominë për investimet kapitale.

Por ndonëse janë bërë tre vjet nga qeverisja e Kurtit, deri më tani nuk është përgatitur as baza ligjore për jetësimin e premtimit të tij.

E këtë e sheh të dëmshme Instituti për Studime të Avancuara në Kosovë.

“Granti i katër duhet të themelohet, duhet të bëhet. Ka qenë premtim i kryeministrit z. Kurti, mirëpo nuk është bërë. Kjo nuk është bërë dhe konsiderojmë që është edhe e vonuar edhe e dëmshme mungesa e këtij granti për shkak që mungesa e këtij granti, ose prezenca e këtij granti do ta pamundësonte një favorizim të tillë politik në terren”, tha Bekim SalIhu nga Instituti GAP.

Se është neglizhuar ky projektligj e thotë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dhënë një zgjidhje, mirëpo kjo zgjidhje është neglizhuar nga ministri Hekuran Murati, ku ai e ka tërheqë nga strategjia legjislative projektligjin për financa lokale; ku në atë projektligj neve u patëm dakorduar me nivelin qendror që të themelohet granti i katërt…”, u shpreh Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Themelimin e grantit të katërt e sheh të domosdoshëm Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ky asociacion propozon edhe kriteret për ndarjen e mjeteve buxhetore nëpër komuna.

“Neve kemi propozuar që kriteret për ndarje të këtyre mjeteve financiare ndaj komunave ku kompetencë është e komunës, të ndahet në bazë të kriterit të parë i cili është numri i banorëve dhe kriteri i dytë, sipërfaqja e komunës. Dhe në këtë rast të gjitha komunat do të përfitonin….e jo që t’i lihen kompetence ministrive të linjës që ata të vendosin se ku do të ndërtojnë çerdhe, ku do të ndërtojnë ambullanta, ku do të investojnë në rrugë lokale, ku do të investojnë në efiçiencë të energjisë, dmth këto janë kompetencë të komunave’, u shpreh Ibrahimi.

Për të përfituar nga granti, bazuar në programin qeverisës, komunave do t’u duhet që të konkurrojnë me ide dhe me projekte konkrete.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, kjo është vlera për një litër

Orav takim lamtumirës me Osmanin: BE është partneri i besueshëm i Kosovës

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

McCorrmick i Rahovecit shpallet “MVP i Javës”

McCorrmick i Rahovecit shpallet “MVP i Javës”

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën