TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori finlandez: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë momentumin për normalizim

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori finlandez: Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë momentumin për normalizim

Kosova ka shënuar progres në përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Evropian, thotë ambasadori finlandez në Kosovë, Matti Nissinen teksa shprehet optimist se së shpejti do të kemi lëvizje për heqjen e masave.

Nissinen flet për hyrjen e Finlandës në NATO, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën, për të cilat thotë se do të thellohen meqë sheh potencial tek rinia e vendit. Thekson mbështetjen e Finlandës ndaj Kosovës në të gjitha aspiratat evropiane dhe euroatlantike, me theks të veçantë anëtarësimin në programin “Partneritet për paqe” dhe në Kartën e Adriatikut.

“Mendoj se është momenti për të arritur rezultate për shumë çështje të ndryshme, qoftë për zgjerimin apo dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe shpresoj vetëm se palët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne e kemi parë këtë lloj mënyre të menaxhimit të krizave për një kohë të gjatë dhe shpresoj se procesi do të shkojë më shumë për të parë një pamje më të gjerë dhe për të parë të gjitha mundësitë që janë tani në dispozicion dhe mendoj se të gjithë duhet të fokusohen në zbatimin në këtë pikë”, thotë ambasadori finlandez për KP.

Sa i përket aktit të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, Nissinen thotë se Bashkimi Evropian pret që autorët e sulmit të dalin para drejtësisë. Derisa shprehet optimist për heqjen e masave të kthyeshme ndaj Kosovës.

“Bashkimi Evropian pret që ata autorë që ishin pas sulmit të dalin para drejtësisë. Mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm për të theksuar qartë konkluzionet e këshillit. Dhe, po ashtu kur është fjala për këtë faktin tjetër, i cili tashmë është vendosur më herët se cilat janë masat e kthyeshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, në konkluzionet e Këshillit thuhej se në bazë të raportit të përfaqësuesit të lartë, Këshilli do të kthehet në çështje. Dhe në të njëjtën kohë, këshilli mirëpriti se ka pasur progres në përmbushjen e atyre kërkesave që ka pasur Bashkimi Evropian për Kosovën. Pra, shpresojmë se së shpejti do të jemi në një situatë më pozitive për këtë”, thotë ai.

Sipas tij, Kosovës nuk do t’i mungojë mbështetja e Finlandës në politikën e jashtme.

Diplomati finlandez i vlerëson pozitivisht të arriturat e Kosovës, që siç thotë ai, janë evidentuar edhe në Raportin e Progresit. Thekson se përkushtimi i Kosovës në rrugën evropiane është i qartë.

Tags: ambasadori finlandez në KosovëDialogu Kosovë-SerbiNormalizimi i marredhenieve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kosova maqedonasi i kërkuar nga Interpoli

Hoxha takim me Rutte-n: NATO më e rëndësishme se kurrë në situatën aktuale

Hoxha takim me Rutte-n: NATO më e rëndësishme se kurrë në situatën aktuale

Haradinaj i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

Haradinaj i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

Gërvalla: Gjykata Administrative, mekanizëm i ri i shtetit ligjor në Kosovë

Gërvalla: Gjykata Administrative, mekanizëm i ri i shtetit ligjor në Kosovë

Besa apo Rahoveci, lufta e madhe për finalen e hendbollit 

Besa apo Rahoveci, lufta e madhe për finalen e hendbollit 

Mbappe luan në “El Clasico”, tifozët duan largimin e tij

Mbappe luan në “El Clasico”, tifozët duan largimin e tij

Asllani pritet të kthehet te Interi

Beshiktashi kthen Asllanin tek Interi

Ndeshjet e Superligës nisin nga ora 16:00

Ndeshjet e Superligës nisin nga ora 16:00

Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë më 4 tetor

Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë më 4 tetor

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e 2027

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e 2027

“Kur iu duhet institucioneve, VAR-i ndërhyn shpejt”

“Kur iu duhet institucioneve, VAR-i ndërhyn shpejt”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën