TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 4 mijë konvertime të targave ilegale në RKS, s’do ketë më shtyrje të afatit

Sot, ka qenë dita e fundit kur qytetarët serbë kanë pasur mundësi t’i konvertojnë targat ilegale të veturave në ato RKS. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë treguar se që nga fillimi i këtij procesi, janë konvertuar mbi 4 mijë e 200 targa ilegale dhe se nuk do të ketë tjetër shtyrje të afatit. Kurse nga Policia thanë se janë vigjilente në pjesën veriore të vendit.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Mbi 4 mijë konvertime të targave ilegale në RKS, s’do ketë më shtyrje të afatit

Pasditen e së premtes, në Qendrën e Kontrollimit Teknik në Mitrovicën Veriore nuk u pa asnjë veturë.

Ndonëse, ishte dita e fundit për konvertimin e targave ilegale, në ato RKS rrugëve të qytetit u panë plotë të tilla.

Qytetarët serbë nuk pranuan të flasin para kamerës se pse nuk po i konvertojnë targat ilegale të veturave të tyre.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, tregojnë ecurinë e këtij procesi dhe numrin e tabelave të konvertuara.

Zëdhënësja, Nora Fetoshi thotë se pas 15 dhjetorit nuk do të ketë afat shtesë për këtë proces, si dhe tregon se çfarë do të ndodhë me ato vetura që nuk janë të konvertuara.

Ndërkohë, zv.drejtori rajonal i Policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani thotë se nuk ka pasur asnjë incident që do ta prishte këtë proces.

Teksa thotë se sulme tjera si ajo e Banjskës mund të ketë sërish marrë parasysh zhvillimet e fundit, por që shton se Policia është vigjilente në atë pjesë.

Fillimisht vendimi për konvertimin e targave ilegale si KM, GL, PR , PZ, DE, UR etj. Kishte qenë valid deri më 1 nëntor të këtij viti, por për shkak të interesimit të madh ky vendim u shty edhe për një muaj e gjysmë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Kurti: Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes

Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të rikthehet e vërteta e plotë në qershor

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Kurti thotë se do t’i ftojë liderët opozitarë për presidentin

Muriqi flet për ndeshjen me Turqinë

Muriqi flet për ndeshjen me Turqinë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Gjasat janë të barabarta apo “50-50” për selektorin Foda

Gjasat janë të barabarta apo “50-50” për selektorin Foda

Kurti: Nëse dëmi nuk riparohet një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes

Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të rikthehet e vërteta e plotë në qershor

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Kurti thotë se do t’i ftojë liderët opozitarë për presidentin

Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën