TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ku do ta vuajë dënimin Salih Mustafa?

Me vërtetimin e fajësisë nga apeli, ish komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është çështje kohe kur do të dërgohet për ta vuajtur dënimin në një shtet të Bashkimit Evropian. Diskutimet për këtë çështje të filluara qysh prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur u shpall vendimi i shkallës së parë, e të vazhduara pas vendimit të shkallës së dytë, me rregullore mbeten konfidenciale, deri kur kryetarja e Gjykatës Speciale të marrë një vendim.

by Florijeta Dernjani
3 vjet ago
0
A A
Ku do ta vuajë dënimin Salih Mustafa?

Ka më shumë se tre vjet që po qëndron brenda mureve.

Vendqëndrim për ish-kreun e UÇK-së, Salih Mustafa, qendra e paraburgimit në Hagë, ishte në kohën kur ishte i akuzuar dhe kur kishte një vendim dënues të shkallës së parë.

Por, me shpalljen e aktgjykimit të apelit, fajësia e tij u vërtetua, edhe pse burgimi iu ul për 4 vite.

Me këtë rast, sipas avokates, Fehmije Gashi Bytyqi, qëndrimi i mëtejmë i tij në paraburgim në Hagë, nuk ka bazë ligjore.

Edhe pa një vendim të formës së prerë, me rregullore të Dhomave të Specializuara, në mënyrë konfidenciale administrata fillon disuktimet me shtete ku mund të dërgohet i dënuari për  vuajtje të dënimit.

“Pasi Trupi Gjykues shqipton vendimin me anë të të cilit dënon të akuzuarin, Administratori komunikon me shtetet në mënyrë konfidenciale, lidhur me gatishmërinë e tyre për të pranuar personin e dënuar për zbatimin e dënimit me burgim. Administratori u kërkon shteteve që brenda një date të caktuar të informojnë lidhur me gatishmërinë e tyre për të pranuar personin e dënuar”, thuhet në vendim.

Mirëpo, kur vendimi merr formën e prerë, atëherë administrata sipas rregullores, raporton tek kryetarja e Dhomave të Specializuara për këtë çështje, por sërish në mënyrë konfidenciale.

“Pas shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë dhe marrjes së njoftimit nga një shtet lidhur me gatishmërinë për të pranuar personin e dënuar, Administratori i dorëzon Kryetarit një raport konfidencial”.

Bazuar në këtë raport, pastaj vendoset shteti në të cilin i dënuari do të vuajë dënimin.

Në këtë fazë, këto diskutime në rastin e Salih Mustafës, mes administratës – shteteve të huaja – kryetares së Gjykatës Speciale, janë ende konfidenciale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, KQZ: 78% e kutive të përfunduara

Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

​ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore

“Serbia veproi më shpejt se Kosova për gazsjellësin”, Kosova shpenzoi 735 milionë euro për import të energjisë

“Serbia veproi më shpejt se Kosova për gazsjellësin”, Kosova shpenzoi 735 milionë euro për import të energjisë

Marrëveshja SHBA–Iran, ekspertët presin ulje të çmimeve të naftës në Kosovë

Marrëveshja SHBA–Iran, ekspertët presin ulje të çmimeve të naftës në Kosovë

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën