TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nuk votohet buxheti i Komisionit Hetimor për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nuk votohet buxheti i Komisionit Hetimor për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje

Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër buxhetit për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

Përgjatë dy orëve deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar për ngecjet e punës së këtij Komisioni i cili është themeluar tre muaj më parë.

VV-ja ka kërkuar që për shkak të mos emërimit të plotë të anëtarëve të këtij Komisioni, të përfundojë mandati i Komisionit, ndërsa opozita ka kërkuar t’i vazhdohet mandati.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, fajin për dështim ia faturoi AAK-së. Sipas tij, kjo parti nuk e ka dërguar emrin për kryetare, teksa kërkoi mendim juridik nga administrata nëse duhet të zgjatet afati apo jo.

Zgjatje të afatit të këtij komisioni kërkoi edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“Ne e kemi dërguar shkresën në kryesi për deputeten Albana Bytyqi për kryetare dhe unë mendoj që duhet të zgjatet afati edhe për gjashtë muaj”, u shpreh ai.

E ndaj pushtetit më të ashpër u treguan deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e Ariana Musliu-Shoshi.

Kjo e fundit, akuzoi VV-në se ka ndjellë ndër vite gjuhë të urrejtjes.

“Çdo ditë fyhemi si rrjedhojë i gjuhës së urrejtjes që ka mbjellë ndër vite VV-ja. Kush nxit më shumë gjuhë të urrejtjes, është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje”, tha Musliu-Shoshi.

Ndërsa deputetja e PDK-së, e cila i replikoi Rrustemit, u lëshua në gjuhë, duke i reaguar ashpër.

Ajo ia shtroi një pyetje deputetit të VV-së.“Adnan, a je i padijshëm apo vërtetë po paraqitesh i padijshëm?”, ishte pyetja e Musliut.

Në fund të fjalimit, Musliu i tha “Mos u paraqit budallë kur nuk je o vëlla”. Për këtë gjuhë, reagoi nënkryetarja Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujeveci.

Ajo i tha Musliut “ju lutem, kujdes me gjuhën që përdoret në Kuvend. Nuk është gjuhë parlamentare ajo fjalë e nderuar”.

Me 59 vota për, dy abstenime, deputetët vendosën që të përfundojë mandati i këtij Komisioni.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar mirëpo nuk ka kuorum për votimin e pikave parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar nga gjykata

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku komenton takimin e Haxhiut: Fotografi e një partie të papërgjegjshme

Kurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK e AAK s’marrin pjesë

Kurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK e AAK s’marrin pjesë

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

​KEK: Njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik

​KEK: Njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën