TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga 26 në 22 vite burgim për Salih Mustafën

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Fillon dëshminë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Mustafës në Hagë

Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara i ka ulë dënimin Salih Mustafës, ish komandant Calit, nga 26 në 22 vite, raporton teve1.info

Ish komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, mori vendimin e Apelit për dënimin e tij nga shkalla e parë e gjyqësorit në Hagë, me 26 vite burgim. Paneli i apelit, numëroi kundërshtitë e mbrojtjes së Mustafës, që u rrëzuan pasi që nuk ishin të argumentuara.

Mirëpo, apeli uli dënimin e njësuar nga 26 në 22 vite burgim, pasi zvogëloi dënimet për akuzat veç e veç.

Sipas vendimit tw paraqitur nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Paneli i Apelit la në fuqi verdiktet e fajësisë së Mustafës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (Pika 1 e Aktakuzës), torturës (Pika 3 e Aktakuzës) dhe vrasjes së paligjshme (Pika 4 e Aktakuzës).

“Apeli i z. Mustafa përmbante nëntë pika të ndara në 51 nënpika. Paneli i Apelit rrëzoi tetë pika të paraqitura nga z. Mustafa që kundërshtonin Aktgjykimin e Trupit Gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues për tri pikat e Aktakuzës që ishte shpallur fajtor. Ndonëse plotësisht i vetëdijshëm për diskrecionin e gjerë të Trupit Gjykues në dhënien e dënimit, dhe duke pasur parasysh se dënimet nuk mund të “zhvendosen” lehtë nga një çështje gjyqësore në tjetrën, gjithsesi Paneli i Apelit konstatoi se në çështjet e gjykuara si në tribunalë penalë dhe në gjykatat e Kosovës lidhur me krime lufte të krahasueshme me ato për të cilat u dënua z. Mustafa, dënimet e dhëna ishin më të shkurtra se dënimi i z. Mustafa nga Trupi Gjykues. Rrjedhimisht, Paneli i Apelit zvogëloi dënimet individuale të dhëna zotit Mustafa për krimet e luftës që ishte shpallur fajtor dhe zvogëloi dënimin e njësuar nga 26 në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim”, thuhet në vendim.

Sipas tij, Paneli i Gjykatës së Apelit theksoi se Aktgjykimi “është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe llogaridhënies,” dhe se zvogëlimi i dënimit të Mustafës “nuk sugjeron aspak se krimet për të cilat ai është shpallur fajtor dhe dënuar, nuk janë të rënda”.

“Paneli i Apeli vuri në dukje se z. Mustafa nuk apeloi Urdhrin për Zhdëmtim të lëshuar nga Trupi Gjykues, në të cilin tetë viktimave pjesëmarrëse në proces iu akorduan dëmshpërblime, dhe se vendimi i këtij paneli nuk ndikon në Urdhrin për Zhdëmtim. Gjithashtu, Paneli i Apelit theksoi se la në fuqi verdiktin e fajësisë të z. Mustafa për të cilin u konstatua se ai mbante “përgjegjësi penale individuale” për krimet e luftës të torturës, ndalimit arbitrar dhe vrasjes së paligjshme dhe se “as UÇK-ja, as populli i Kosovës nuk ishin objekt i këtij procesi gjyqësor dhe nuk mbahen përgjegjës apo fajtorë për këto krime”, thuhet tutje në vendim.

Përmbledhja e Aktgjykimit të Apelit gjendet në faqen e internetit të DHSK-së.

“Salih Mustafa u arrestua dhe u dërgua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020. Aktgjykimi i Trupit Gjykues u shqiptua më 16 dhjetor 2022 dhe Urdhri për Zhdëmtim më 6 prill 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Peci reagon pas vendimit të Supremes për çështjen e rivotimin në Mitrovicë

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Nimani: Presidentja në një linjë me VV-në, Nisma e gatshme për krijimin e blloqeve opozitare

Nimani: Presidentja në një linjë me VV-në, Nisma e gatshme për krijimin e blloqeve opozitare

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën

Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK, dyshohet për afro 200 mijë euro shmangie nga tatimi

Ademi optimist për suksesin e “Dardanëve”

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Peci reagon pas vendimit të Supremes për çështjen e rivotimin në Mitrovicë

Loci publikon listën e “Dardanëve” për Shqipërinë

Loci publikon listën e “Dardanëve” për Shqipërinë

Polonia pa Lewandowskin ndaj Holandës

Polonia sheh veten favorite ndaj Shqipërisë

Trump: Jam i zhgënjyer por nuk kam mbaruar ende punë me Putinin

Trump akuzon demokratët për “sjellje rebele” dhe sugjeron dënim me vdekje

Montella i Turqisë nuk ka preferencë për finale

Montella i Turqisë nuk ka preferencë për finale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën