TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me pesë komuna

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me pesë komuna

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ndërkomunal e shumëfunksional me pesë kryetarët e komunave, atë të Podujevës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Graçanicës e Obiliqit. Ai tha se kjo marrëveshje përfshinë planet e veprimit për secilën fushë të bashkëpunimit. Rama u shpreh se së bashku do të diskutojnë për problemet me qen endacak, menaxhimin e mbeturinave dhe për problemin me trafik urban.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama theksoi se kjo marrëveshje do të paraqes një shembull të mirë të bashkëpunimit të komunave.

“Duke marrë parasysh kërkesat mjaft strikte të Ligjit 04/L-010 për bashkëpunim ndërkomunal u arrit përfundimi se rruga më e mirë, më e shpejt, më praktike dhe më efikase do të ishte që fillimisht të aprovonim marrëveshjet kornizë, në të cilën do të listohen të gjitha fushat e bashkëpunimit. Në të njëjtën marrëveshje të parashihet edhe aprovimi i planeve të veprimit për secilën fushë bashkëpunimi veç e veç. Këto plane të veprimit do të negociohen dhe do të përpilohen nga drejtorët respektiv, përmes shkëmbimeve e takimeve, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e një punëtorie dy-ditore për finalizimin e tyre. Në fund do të organizohen takime të veçanta të kryetarëve për nënshkrimin e këtyre planeve për secilën fushë veç e veç, ose edhe së bashku pa nevojën e aprovimit pasues në asambletë respektive duke i pasur parasysh autorizimet e dala nga kjo marrëveshje kornizë”, deklaroi Rama.

Në marrëveshjen kornizë të bashkëpunimit ndërkomunal, Rama shtoi se do të diskutohen në thellësi edhe për problemet kyçe të këtyre komunave.

“Do të diskutojmë së bashku në thellësi si mbi vet marrëveshjen, ashtu edhe mbi disa çështje dhe probleme kyçe të cilat jemi ballafaquar gjatë këtyre dy viteve dhe që po vazhdojnë të na sfidojnë edhe sot, siç janë problemet me qen endacak, problemi i menaxhimit të mbeturinave, me theks ndërkomunal këtu por edhe problemi i Trafikut Urban gjithashtu me theks të bashkëpunimit ndërurban. Deri tash kryeqyteti ka ndarë rreth dy milionë euro për trajtimin e qenve endacak, duke përfshirë edhe përcaktimin e parcelës dhjetë-hektarëshe për ndërtimin e parkut kafshëve, për të cilën patëm biseduar edhe në konferencën e parë dhe që parku i kafshëve do të duhej të na shërbente të gjithëve së bashku”, shtoi ai.

Tutje, Rama tha se është funksionalizuar projekti për menaxhimin e mbeturinave dhe është ndarë parcela dhe janë buxhetuar mjetet për qendrën e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave ndërtimore.

Ndërsa, Meghan McCormack nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë (OSBE) tha se marrëveshjet ndërkomunale janë mekanizëm i rëndësishëm për qeverisjen lokale.

“Me këtë ofron një mundësi të mirë bashkëpunimi për të adresuar çështjet e përbashkëta, siç janë për shembull përfitimet në lidhje me çështjet e qenve endacak….Dhe shërbime më efiçiente për menaxhimin e mbeturinave në shkallë ekonomike dhe shërbimet që tejkalojnë kufijtë administrativ, siç janë trafiku urban. Siç e di edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në momentin që realizohet një marrëveshje ndërkomunale në përgjithësi, ekzistojnë edhe mundësitë të qasjes në fonde shtesë”, u shpreh ajo.

Kjo marrëveshje ndërkomunale është nënshkruar nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti dhe i Fushë Kosovës, Besnik Osmani./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Macron do të vizitojë Sirinë

Macron do të vizitojë Sirinë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Kapet me minë të telekomanduar në veturë, arrestohet 38-vjeçari në Shqipëri

Kapet me minë të telekomanduar në veturë, arrestohet 38-vjeçari në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën