TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abbott: Mosndëshkimi po bëhet themel ku po ndërtohet korrupsioni, zyrtarët të mbahen përgjegjës për veprimet

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Abbott: Mosndëshkimi po bëhet themel ku po ndërtohet korrupsioni, zyrtarët të mbahen përgjegjës për veprimet

Iniciativa CorrWatch, e ndërmarrë nga konzorciumi i organizatave i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka mbajtur të hënën konferencën me temë: “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel”.

Drejtoresha e GLSP-së, Arbresha Loxha-Stublla, tha se Ky projekt ka në qendër monitorimin e rregullt në pesë fusha kryesore. Sipas saj, projekti ky që ka për qëllim të ofroj gjithashtu ekspertizë dhe mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike për të eliminuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore që mund të hasen, në mënyrë që të njëjtat të përmirësohen dhe të vendosen praktika të mira.

Madje tha se synohet që përmes praktikave të mira të parandalojë korrupsionin dhe ndikimit e krimit të organizuar në institucionet publike.

“Proceset e rekrutimit në sektorin publik; praktikat e prokurimit publik dhe menaxhimin e kontratave; shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve; dhënien e lejeve, licencave dhe tarifave, dhe  performancën dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike”.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, tha se korrupsioni ka ulur besimin e qytetarëve në institucione dhe ka rritur pabarazinë shoqërore. Prandaj sipas tij, lufta kundër korrupsionit kërkon përpjekje kolektiv, duke shtuar se zyrtarët duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

Abbott pohoi se mosndëshkimi po bëhet themel ku po ndërtohet korrupsioni.

“Sot është një ditë për të reflektuar mbi ndikimin që ka korrupsioni, ditë për të rizotëruar qëllimin për principet e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit. Korrupsioni nuk është vetëm çështje ligjore, por është edhe çështje moral që ulin besimin në institucione dhe rrisin pabarazinë sociale sepse lufta kundër korrupsionit kërkon një pjekje kolektive të shoqërisë dhe Qeverisë”.

“Ambasada Britanike përmes projekteve po u ndihmon në ndërtimin e kulturës dhe transparencës dhe transparenca është baza e llogaridhënies, të gjithë qytetarët dhe zyrtarët duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Është e ditur që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thuajse e pamundur pa një shoqëri civile dhe të pavarur pa institucione të forta dhe mosndëshkimi bëhet një themel ku ndërtohet korrupsioni. Ne po ndihmojmë institucionet që të rrisin transparencën dhe me rekomandime të cilat iu ndihmojnë institucioneve për punën e tyre”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se deri më tani ka dërgua në Polici dhe Prokurori mbi 200 lëndë, por që nuk kanë marrë ende përgjigje. Sipas saj, ky neglizhuam nuk i ndihmon luftës kundër korrupsionit.

Ajo më tej shtoi se Qeveria ka ndërmarrë masa në këtë drejtim, për çka tha se janë miratuar në sër ligjesh.

“Kjo fushatë do vazhdojë edhe ditëve të tjera dhe nuk do ndalët sepse gjendja është e rëndë dhe luftimi i mentalitetit patriarkal kërkon angazhim të vazhdueshëm, janë bërë diku 32 muaj apo më shumë të mandatit tonë qeverisës dhe qysh në fillim kemi pasur prioritet që së pari shkeljet që i gjejmë në institucionet të cilat i udhëheqim t’i adresojmë në institucione të drejtësisë pra secili ministër i kabinetit qeveritar apo shef agjencie që e ka marr detyrën ka qenë i fokusuar në adresimin e shkeljeve brenda institucioneve sepse të tilla ka pasur shumë”.

“Njësoj kam vepruar edhe unë si ministre e Drejtësisë dhe gjitha lëndët që i kemi dërguar në Prokurori dhe Polici mbërrin numrin mbi 200 pra e gjithë Qeveria me agjencitë që ajo ka dhe ajo çfarë kemi vërejtur është mungesa e veprimeve nga ana e institucioneve të drejtësisë në raport me rastet që i kemi dërguar konsideroj që është problem serioz sepse kur një institucion e dërgon një lëndë në prokurori dhe kur prokuroria fle mbi atë lëndë nuk e trajton kemi probleme serioze, jam kritikuar shumë që po ndërhyj në drejtësi me deklarata publike nuk do ndalëm do vazhdojë që të i adresojë kritika sistemit, si ministri e drejtësisë kemi marr shumë iniciativa të cilat fuqizojnë mekanizmat kundër korrupsionit dhe adresojnë paketën ligjore kundër korrupsionit”.

“Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit për periudhën 2021-2026 ka rekomandime që janë në zbatim e sipër dhe parashihen aktivitete qe kanë të bëjnë me rritje të transparencës llogaridhënien dhe efikasitetin në institucione të drejtësisë pastaj kemi bërë paktën ligjore kundër korrupsion përfshirë ligin për agjenci për ndalim e korrupsionit e ligjin për deklarimin e pasurisë dhe ligjin për byron shtetërore për konfiskimin e pasurisë të pajustifikuar dhe kur jemi këtu ky është ligji më i rëndësishëm sepse adreson konceptin e konfiskimit civil në Kosovë”.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, tha se në vazhdimësi kanë marrë për bazë të gjitha ankesat e qytetarëve, raporton EO.

“Agjencia mbetet e përkushtuar në ankesat e qytetareve në raport me elementet raportuese të këtyre dokumenteve”, tha ajo.

Ndërkaq Ylli Buleshkaj drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, u shpreh i bindur se bashkëpunimi ndërinstitucional është bazë për luftimin e korrupsionit.

“Po sfidohemi nga korrupsioni që ndikon në shoqëri edhe institucione duke gërryer gjëra tjera. Shoqëria ka treguar se kurdo që është sfiduar ka dal edhe më e fuqishme andaj edhe unë shpresoj që nga kjo sfidë do dalim më të fuqishëm”.

“Sinjalizimi është mekanizëm, i cili ka sfida sepse është mekanizëm i brendshëm pastaj besimi tek zyrtarët e pastaj te kompetenca për trajtimin e rasteve”.

“Burime të mjaftueshme, por edhe mbrojtje që të kryejnë punët në formë të pavarur. Qëllimi kryesor i këtij projekti është shërbimi si një platformë për të ngjallur diskutim lidhur me aspektet kryesore, sfidat dhe praktikat e mira në këto fusha duke mbledhur përfaqësues institucional, ekspertë ndërkombëtar dhe vendor si dhe shoqërinë civile”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

“InfoNata” 16.04.2026

“InfoNata” 16.04.2026

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën