Blerim Isufaj me 9 vota pro dhe një kundër është rizgjedhur përsëri kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Isufja nga kandidatët e tjerë kishte grumbulluar 94.2 pikë, shkruan teve1.info
Kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ishin: Atdhe Dema, Blerim Isufaj, Naim Abazi dhe Valdet Gashi.
Ndërsa, Zejnullah Gashi është zgjedhur kryeprokuror në Prishtinë.
Gashi ka marrë 7 vota pro, dy kundër dhe një abstenim.
Kurse, Enis Gashi, është zgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë./teve1.info







