TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putin thotë se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Putin: Mercenarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni në Kremlin, për të nderuar me ‘Yllin e artë të heroit’ ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë.

Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër.

Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një gjethe fiku të demokracisë që e zbukuron atë që ata e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit.

Politikani i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny, dhe mbështetësit e tij u kërkuan personave me të drejtë vote në Rusi që të votojnë për “çdo kandidat tjetër” përveç Putinit, edhe pse “rezultatet përfundimtare do të manipulohen”.

Putini, megjithatë, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen mes 15 dhe 17 marsit të vitit të ardhshëm.

Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar të madh dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të madh që të jetë e mundur për të fshehur mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër

Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër

35 të vrarë nga sulmi i armatosur në aeroportin e Nigerit, mes tyre 11 ushtarë

35 të vrarë nga sulmi i armatosur në aeroportin e Nigerit, mes tyre 11 ushtarë

Macron nis iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran

Macron: Nuk besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësisht

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

Meksika siguron fazën nokaut

Meksika siguron fazën nokaut

Selektori Yakin mbronë kapitenin e tij

Selektori Yakin mbronë kapitenin e tij

Xhaka i prekur nga akuzat kundër tij

Xhaka i prekur nga akuzat kundër tij

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për sulm ndaj qytetarit dhe tre policëve

Armëmbajtje pa leje në Shtime dhe në Ferizaj, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Dy të plagosur në përleshjen e mbrëmshme në Prishtinë, njëri në gjendje të rëndë

Prishtinë, babai raporton në Polici zhdukjen e djalit

Raportohet i zhdukur një person në Novobërdë

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Policia nis hetimet për vdekjen e të burgosurit në Dubravë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën