TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri mënyra efikase për rritjen sa më të shpejtë të flokëve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vitaminat që ju duhen për flokë të shëndetshëm

Njeriu lind me rreth 100,000 folikula në kokë të cilat mbeten të njëjta në numër përgjatë gjithë jetës. Megjithatë, disa prej tyre pushojnë se qënuri aktive gjatë jetës, teksa trupi plaket apo si pasojë e dëmtimeve. Kështu edhe flokët i shtohen listës së gjatë të trajtimeve të cilave duhen bërë për t’u dukur të shëndetëshëm.

Shëndeti i flokëve nuk lidhet vetëm me dëshirën për të qënë sa më natyralë, por edhe me dukjen sa më bukur. Thuhet se flokët i dhurojnë gjysmën e bukurisë fytyrës duke shërbyer si një kontur për tiparet.

Mund të themi që kjo është e vërtetë, ndaj dëshira për të pasur flokë sa më të gjatë e të bukur është gjithnjë prezente.

Nuk do t’ju duhet të beni maska apo regjime drastike, vetëm disa ndryshime të vogla e të shëndetëshme në rutinën tuaj.

Si rriten flokët

Akademia Amerikane e Dermatologjisë shpjegon se flokët rriten rreth 1.27 cm çdo muaj. Në nje vit mesatarish rriten thuajse 15-16 cm nëse tregoheni të kujdesshëm me to.

Shëndeti i tyre dhe rritja e tyre gjatë një viti mund të varet nga shumë faktorë, duke filluar që nga kujdesi i pakët, mosha apo lloji i flokut. Flokët rriten në tre faza të cilat kanë kohëzgjatjen e tyre të zhvillimit dhe rritjes.

Anagen quhet faza e parë dhe flokët rriten për 2-8 vjet. Katagen është faza e dytë tranzitore, ku flokët ndalojnë se rrituri për 4-6 javë. Telogen është faza e tretë ku flokët fillojnë të bien për një periudhë 2-3 mujore.

Proçesi që zë më shumë vend në rritjen e flokëve është ai i pari anagen, i rritjes së flokëve në një masë 90-95%. Ndërsa kjo ndodh, 5-6% e flokëve janë në proçesin telogen ku bien 100-150 folikula flokësh në ditë.

Për të evituar këtë, ekpertët sugjerojnë disa mënyra për t’a minimizuar rënien e flokëve dhe për ti bërë ata më të fortë.

Si t’i bëni flokët më të fortë

Faza e rritjes së flokëve varet nga gjatësia e flokëve dhe fortësia e folikulës e cila mund të jetë e ndryshme në faza të ndryshme. Ekspertët dermatologë sugjerojnë disa mënyra efikase se si të nxisni rritjen e flokëve tuaj nga folikulat në çdo fazë.

Konsumoni shumë vitamina

Ndonëse të gjitha vitaminat janë të shëndetëshme për organizmin, vetëm disa prej tyre ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e flokëve. Ekspertët rekomandojnë të merrni vitaminën C, D, omega-3, omega-6 dhe hekur. Të gjitha këto vitamina dhe minerale kujdesuni t’i merrni sa më shumë nga ushqimet ose me anë të suplementeve të këshilluara nga mjeku.

Aplikoni vajra esencialë

Mjafton të hidhni disa pika vaj esencial në shampon tuaj dhe do të përfitoni flokë të shëndetëshëm e të gjatë.

Zgjidhni pak vaj kokosi, kastori apo vaj ulliri në mënyrë që flokët tuaj të qëndrojnë të hidratuar. Një mënyrë tjetër është edhe lyerja e flokëve drejtpërdrejtë me këto vajra në skalp, gjithashtu edhe në maja në mënyrë që të evitohet këputja e tyre.

Proteina

Proteinat i ndihmojnë flokët të rriten edhe kur i keni ekspozuar ndaj kimikateve të bojrave apo dëmtime të jashtëme. Mënyra më e mirë për të marrë proteina është përmes dietës së përditëshme ushqimore.

Kujdesuni të konsumoni shumë perime, karrotë, kos apo mish. Në çdo rast kujdesuni që të evitoni sa më shumë nxehtësinë e aplikuar tek flokët tuaj, në mënyrë qëtë mos digjen dhe dobësohen.

Evitoni gjithashtu tërheqjen me anë të llastiqeve të flokëve apo materialeve kimike të vendosura direkt në skalp.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën