“Rreth 1480 civilë janë vrarë dhe 2195 janë lënduar në Ukrainë që kur ka nisur pushtimi rus më 24 shkurt”, ka thënë Rosemary DiCarlo, raporton CNN.
DiCarlo ka cituar shifrat e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.
Ajo ka thënë se numri i civilëve të vrarë ukrainas është dyfishuar që kur së fundi ka raportuar në Këshill të Sigurimit më 17 mars.