TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qindra shqiptarë e suedezë kanë bërë homazhe para kafiterisë ku ka punuar Liridona

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qindra shqiptarë e suedezë kanë bërë homazhe para kafiterisë ku ka punuar Liridona

Qindra shqiptarë e suedezë në Udevalla të Suedisë ku ka jetuar Liridona Ademaj kanë bërë homazhe për Liridonën. Para kafiterisë  ku ka punuar Liridona ata kanë vendosur lule e shumë qirinj, ndërsa kanë shprehur dhimbjen e madhe edhe për familjen e saj në Kosovë.

Profesor Fetah Bahtiri, i cili jeton për mbi 30 vjet në atë qytet thotë se janë tronditur thellë nga vrasja e Liridonës.

“Vrasja e Liridonës ishte shumë e tmerrshme për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë këtu. Pronari i kafiterisë ku ka punuar Liridona Ademaj, Baki Shahini, ka organizuar aty një moment kujtese, që këtu në Suedi e quajnë “Çasti i kujtesës”, dhe aty jemi mbledhur shumë shqiptarë për ta kujtuar Liridonën. Kishte edhe shumë suedezë të cilët janë bashkuar në këtë homazh tonin. Ishte edhe deputeti Jakobson, i cili më shprehu ngushëllime dhe ishte thellë i prekur edhe ai, sepse Liridonën e kanë njohur të gjithë. Nuk ka asnjë njëri që mund të ketë ditur ndonjë fjalë të keqe nga ajo… lulet dhe qirinjtë e shumtë janë ndezur gjatë gjithë natës aty ”, tha ai.

Profesor Fetah Bahtiri  ka folur në Radio Kosovë, ku tha se njerëzit janë shumë të prekur.

Ndërsa sa i përket  trajtimit të fëmijëve të Liridonës, të cilët janë vetëm 6 e 5 vjeç, profesor Bahtiri thotë se ata shumë shpejt do t’i marrë shteti suedez. (Profesor Fetah Bahtiri, është njohës i mirë i ligjeve në Suedi, ka qenë përkthyes zyrtar për shumë vjet në Suedi).

“Në rastin konkret ata fëmijë duhet të kthehen në Suedi pa vonesë. Unë kam qenë përkthyes autorizuar dhe kam pasur shumë përvojë me situata të tilla. Këtyre fëmijëve nuk iu lejohet në ambientin ku iu ka ndodhur fatkeqësia e nënës së tyre. Kthimi në familjen  Murseli është punë e çështje e varrosur, nuk i lënë më aty. Pas një hetimi i rrethanave dhe shërbimi i socialit suedez merr vendimin se ku t’i vendos. Nuk i vendos në institucion, por i vendos në ndonjë familje. Shteti e paguan atë familje që të kujdeset për ta. Ajo familje mund të jetë suedeze, mund të jetë edhe shqiptare, por, ajo familje duhet të jetë e pastër në të gjitha aspektet”, theksoi ai.

Ai tha se vendosja në një familje të re suedeze mund të çojë që fëmijët të harrojnë  krejt gjuhën shqipe. Ndërsa mund t’iu ndërrohet edhe mbiemri.

“Gjyshërit e tyre mund të shkojnë në vizitë, në qoftë se i lejon shërbimi i socialit. Edhe emrin dhe mbiemrin mund t’ua ndërrojnë, në qoftë se ata rriten në një familje suedeze, sepse ka pasur disa rate, pikërisht këtu në Udevallë, madje ka pasur raste ndër shqiptarë”, thotë profesor Bahtiri.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor, në rrethana të panjohura. Për këtë rast janë arrestuar dhe janë tashmë në paraburgim për një muaj tre të dyshuar dhe i dyshuari kryesor është bahkëshoriti i saj Naim Murseli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa mandate do të marrin partitë në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve preliminare?

Nesër në seancën e Kuvendit diskutohet për dërgimin e FSK-së në Gaza

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Rama pritet me një ceremoni zyrtare nga homologia Meloni në Romë

Rama pritet me një ceremoni zyrtare nga homologia Meloni në Romë

Arabia Saudite i jep Pakistanit 8 miliardë dollarë për shlyerjen e borxhit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Arabia Saudite i jep Pakistanit 8 miliardë dollarë për shlyerjen e borxhit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën