Ministri i Insfrastrukturës, Hysen Durmishi së bashku me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi kanë qenë për të parë nga afër punimet në rrugën Pestovë – Druar.
Në një postim në Facebook, Durmishi ka thënë se kjo rrugë është bashkëfinancim mes Komunës dhe Ministrisë, raporton teve1.info
“Kjo rrugë shumë e rëndësishme që lidhë fshatrat me rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë është bashkëfinancim në mes komunës e ministrisë. Do të vazhdojmë që t’i mbështesim komunat në projekte që janë të rëndësishme për qytetarët”, ka shkruar ai.