TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja pret që Serbia “gradualisht” të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
BE-ja pret që Serbia “gradualisht” të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Serbia e ka dënuar agresionin rus, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, ashtu siç ka bërë BE-ja.

“Në kohën e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, një shteti sovran dhe të pavarur, presim nga Serbia që, si vend kandidat që është duke negociuar për anëtarësim, gradualisht të përshtatet me qëndrimet e BE-së, përfshirë edhe me deklaratat dhe masat kufizuese, në përputhje me kornizën negociuese BE-Serbi”, thuhet në deklaratë e përbashkët në emër të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Dy zyrtarët e lartë të BE-së e kanë përshëndetur pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, por kanë tërhequr vërejtjen për disa parregullsi, sidomos për shkak të favorizimit të partisë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve paraprake, i ka fituar presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ato parlamentare i ka fituar po partia e Vuçiqit, Partia Përparimtare Serbe.

Borrell dhe Varhelyi kanë bërë thirrje që këto vërejtje të vëzhguesve ndërkombëtarë të merren parasysh.

“BE-ja pret të angazhohet me presidentin dhe Qeverinë e ardhshme për të çuar përpara vendimin strategjik të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE. Ne e inkurajojmë Serbinë që të dëshmojë rezultate reale dhe të prekshme, posaçërisht në sundimin e ligjit dhe normalizimin e raporteve me Kosovën përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që përcakton dinamikën e përgjithshme të procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhet në reagimin e Borrellit dhe Varhelyit.

BE-ja ka kërkuar nga Serbia përparim dhe thellim të reformave në gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në fushën e lirisë së mediave si dhe në procedimin para gjykatave vendore të rasteve të krimeve të luftës.

“Ne llogarisim në një angazhim konstruktiv të Serbisë në avancimin e pajtimit dhe fqinjësisë së mirë, si dhe bashkëpunimit rajonal në tërësi”, thuhet në deklaratë.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky proces, sipas Kosovës, duhet të përfundojë me një marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

SPAK kap disa të dyshuar të tjerë në skemën e mashtrimit të shtetasve të huaj online

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën