Një hotel në Pejë ka vjedhur energjinë elektrike, dhe për këtë detyrohet tani t’ia paguajë KEDS-it 37 mijë e 398 euro si rikthim i humbjeve që ia ka shkaktuar kompanisë.
KEDS-i njofton se kjo ka ndodhur pas kontrollit që ekipet kanë bërë në tre njehsorët në objektin e hotelit, prej nga sipas tyre, rezultoi që të njëjtit po keqpërdornin energjinë elektrike në secilin prej tyre, raporton teve1.info
“Sipas ligjit, rikthimi i humbjeve duhet të bëhet me faturën e barasvlershme për një vit, pasi po flasim për konsumator komercial. Por, kjo nuk është e tëra, pasi ai pritet të dënohet edhe nga gjykata kompetente. Prandaj, në secilën rrethanë përdorimi i ligjshëm i energjisë elektrike është më i favorshmi. Rryma t’kushton ma lirë!”, njofton KEDS-i përmes një postimi në Facebook.