Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të re plenare.
Sipas njoftimit, seanca pritet të nisë në ora 11:00
Në rend të ditës janë pyetjet parlamentare të deputetëve për kabinetin qeveritar.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Kuvendi mbajti seancë ku u diskutua për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.