TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Llausha nderohet për kontributin në luftë

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Llausha nderohet për kontributin në luftë

Zbulohet pllaka në odën ku u mjekuan dhe u ushqyen ish ushtarët e UÇK-së

Në fshatin Llaushë të Skënderajt u zbuluan dy pllaka përkujtimore për të nderuar angazhimin kolektiv për lirinë e atdheut. Një në objektin që shërbente si strehë, e tjetra në vendin që shërbente si kuzhinë për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pragun e kësaj ode e kaluan shumë ushtarë.

Edhe hapësira brenda saj u la shumë herë me gjak.

Është kjo oda e familjes Geci në Llaushë të Skënderajt, ku mjekim gjetën shumë ushtarë të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pamjet e 26 viteve më parë janë ende të freskëta në kokën e pronarit të kësaj ode, Halil Geci.

“Kjo shtëpi ka qenë strehim i UÇK-së, si strehim i armatimit të ushtarëve të UÇK-së, si objekt ku janë shëru të plagosurit gjatë luftës së UÇK-së”, tha Halil Geci.

Ky shërbim që kryhej në këtë objekt ra në sytë e forcave serbe.

“Kjo është djeg dy herë gjatë luftës, është djeg por është rindërtua dhe prapë ka vazhdu me qenë si bazë e UÇK-së deri në fund të luftës”, tregoi Geci.

Për këtë, të martën e 28 nëntorit u vendos kjo pllakë përkujtimore që jetësoi pikën e Batalionit të parë të Brigadës 112 ‘’Arben Haliti’’.

E jo larg nga këtu, ani pse kohë lufte, në lagjen Lani një oxhak po tymonte pandërprerë.

Ishin gratë e familjes Lani që vazhdimisht përgatisnin ushqimin për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së.

Njëra nga to, ishte edhe Elfije Lani.

“Na erdh urdhëri me dalë edhe prej shpie, m’çoi Zoti shtina kuleç, secili ëë ka dalë ia kam shti ka një kulaç n’xhep”, u shpreh Elfije Lani.

Pavarësisht rrezikut, sofra e familjes Lani gjatë luftës nuk u la asnjëherë bosh.

“Këtu janë ushqye krejt brigada 112 Arben Haliti, tani jemi dalë nëpër pikat ku i kanë pasë detyrat e tyre. Prej mina hedhësit njëherë jemi kanë të rrezikum se kanë gjujtë forcat serbe se e kanë ditë që është kuzhina këtu, por për fat të mirë s’kanë mujtë me na qëllue”, tha Qerim Lani.

Por në këtë vend, Faton Lani kujton edhe momente të vështira.

“Bukën kur e kem marrë këtu ka ëenë e mykur, për mos me ditë popullata çka është, e ka ditë baba jem Islami, edhe Xhaviti, nuk e kanë ditë që është buka e myktë, edhe ka marrë baba jem e ka hangër bukën edhe kem prit derisa me prit qysh po ndikon te ai, edhe bukën ia kemi dhanë popullatës pastaj natën për mos me pa që është buka e myktë”, tregoi Faton Lani.

Edhe në këtë lagje u zbulua pllakata në nder të angazhimit kolektiv në Llaushë për lirinë e atdheut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Presidentja Osmani thotë se i ka bindur 20 shtete ta tërheqin çnjohjen e Kosovës

Raporti i institutit amerikan: ShBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

AARC: Kosova të përgjigjet seriozisht ndaj ShBA-së dhe të rifillojë dialogun strategjik

MPJD: Reagimi i Serbisë për memorandumin trepalësh shkelje e Marrëveshjeve të Brukselit

Pritet intesfikim i marrëveshjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Presidentja Osmani thotë se i ka bindur 20 shtete ta tërheqin çnjohjen e Kosovës

Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 vjetëve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë

Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 vjetëve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë

Raporti i institutit amerikan: ShBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

AARC: Kosova të përgjigjet seriozisht ndaj ShBA-së dhe të rifillojë dialogun strategjik

MPJD: Reagimi i Serbisë për memorandumin trepalësh shkelje e Marrëveshjeve të Brukselit

Pritet intesfikim i marrëveshjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën