Mëngjesi i hershëm i bëri bashkë në një vend që më së miri e simbolizon 28 nëntorin në Kosovë.
Nderuan dhe kujtuan sakrificën e Jasharëve, pikërisht në ditën e lindjes së kryekomandantit, Adem Jashari.
E një ditë si kjo, për presidenten Vjosa Osmani, është ditë reflektimi për t’i kujtuar heronjtë.
E një festë si 28 nëntori, më së miri nis në Prekaz, po thotë i par ii Kuvendit.
E ky delegacion i prirë nga Uran Ismaili, po e përfaqësojnë Partinë Demokratike, në nderim të varrezave këtu në kompleksin “Adem Jashari”.
E një urim nga Prekazi, po e jep kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Derisa, përveç tyre, mijëra shqiptarë zgjodhën Prekazin e Jasharajve, për ta shënuar festën.
Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama