TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Grupi punues i Fondit Sovranë i reagon Hotit: FSRK në asnjë rast nuk prek konkurrencën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Grupi punues i Fondit Sovranë i reagon Hotit: FSRK në asnjë rast nuk prek konkurrencën

Grupi punues dhe ekspertët ligjorë të Fondit Sovranë i kanë reaguar deputeti të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se ky fond dëmton konkurrencën, investimet private, ndërmarrjet publike dhe buxhetin e shtetit.

Hoti pati shkruar në Facebook, se Ligji për Fondin Sovran dhe koncept dokumenti përkatës kanë për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik.

Në reagimin në emër të grupit punues dhe grupit të ekspertëve ligjorë të FRSK-së, i cili mban emrin e profesorit dhe ekspertit të ekonomisë politike, Besnik Pula dhe financierit dhe ekspertit bankar, Emanuel Bajra, thuhet se nuk e dinë se në çfarë forme Hoti e përdorë termin liberalizëm ekonomik.

Sipas tyre, në të njëjtin reagim, ai angazhohet për “parimet e ekonomisë sociale tregut”, derisa shtojnë se për shumicën e intelektualëve e ekonomistëve, liberalizmi ekonomik dhe ekonomia sociale e tregut përfaqësojnë dy koncepte të ndryshme.

“Ekonomia sociale e tregut për shumëkë bazohet në instrumente anti-treg, siç janë politikat e mbrojtjes sociale (p.sh., ekzistimi i një sistemi pensional, apo i asistencës sociale) dhe i tregjeve të rregulluara. Ato politika janë të kundërta ndaj qasjes fundamentaliste në liberalizmin ekonomik, i cili nuk toleron mekanizma publik të rishpërndarjes dhe rregullimit të tregjeve. Meqenëse deputeti Hoti përdorë në të njëjtën shprehje koncepte që mbajnë kuptime të ndryshme e të shumëfishta, e kemi të vështirë ta pozicionojmë këndin e kritikës së tij “ideologjike” ndaj FSRK-së”, thuhet në reagim.

Në reagim theksohet se sipas organizatës ndërkombëtare Global Sovereign Wealth Funds (globalsëf.com), fondet sovrane sot menaxhojnë mbi 11 trilionë dollarë investime, fondet sovrane kanë prani në të gjitha kontinentet.

Aty theksohet se institucione të tilla posedojnë vendet e zhvilluara si Austria, Irlanda, Korea e Jugut, Turqia, Singapuri e Sllovenia, e vende në zhvillim si Etiopia e Botsuana.

“Fondet sovrane figurojnë pranë qeverive e pushteteve të të gjitha ngjyrave, llojeve, e kategorive, demokratike e jo-demokratike, liberale e jo-liberale, më shumë e më pak të pasura, me e pa burime natyrore, me një gjeografi që vijon rreth globit nga Zelanda e Re deri te Panamaja. Kjo vetëm vërteton faktin se në botën e sotme, fondet sovrane janë instrumente normale për arritjen e synimeve nacionale ekonomike, financiare e zhvillimore. Si institucione e instrumente, fondet sovrane sot janë të barazvlefshme me bankat qendrore, fondet pensionale dhe ministritë e financave. Të akuzohet një projekt për një fond sovran si ideologjik, është sikur të akuzohet si ideologjike fakti që Kosova ka një bankë qendrore ose ministri të financave. Ky është pra, një argument absurd, për motivet dhe qëllimet e së cilës mundemi vetëm të spekulojmë. Sidoqoftë, nuk e shohim të arsyeshme të merremi më tepër me këtë linjë të kritikës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Sipas tyre, nga aspekti teknik, boshti i kritikës së Hotit gjendet në pohimin që “të gjitha analizat vlerësojnë se do të dëmtohet konkurrenca e lirë dhe do të krijohet pasiguri për buxhetin e shtetit”.

Ata thonë se nuk e dinë se në çfarë analiza aludon Hoti. Shtojnë se analizat e tyre kanë dëshmuar të kundërtën, ashtu siç dëshmojnë studimet e shumta ndërkombëtare që janë bërë mbi efektet e fondeve sovrane në vendet që kanë adoptuar institucione të tilla.

Deklarohet se mënyra e ndërtimit të FSRK-së, në asnjë rast nuk prek konkurrencën, në asnjë treg ekzistues të produkteve e shërbimeve./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Vlora Çitaku: I bëjmë thirrje Kurtit të vijë sonte dhe ta konstituojmë Kuvendin

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Admir Mehmedi merr rol drejtues te Winterthuri

Admir Mehmedi merr rol drejtues te Winterthuri

Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, arsyeja shqetësimet mjekësore

Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, arsyeja shqetësimet mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën