TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dënohet me 30 ditë burgim i akuzuari që kanosi deputeten Ariana Musliu-Shoshi

nga tëvë1
16 Nëntor, 2023
0
A A

30 ditë burgim është dënimi që Gjykata Themelore e Prishtinë i ka shqiptuar Afrim Bajramit,  i akuzuar për kanosjen e deputetes, Ariana Musliu-Shoshi.

Shpallja e aktgjykimi është bërë të enjten nga gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj.

Të akuzuarit Bajrami, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 28 korrik 2023 deri më 27 gusht 2023.

Ndërkaq, e dëmtuara deputetja Ariana Musliu-Shoshi është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil për realizimin e kërkesës pasurore.

Po ashtu, i akuzuari është obliguar që t’i paguaj shpenzimet procedurale prej 20 euro dhe 20 euro për Fondin e Kompensimit të viktimave.

Ndryshe, për shkak të një gabimi teknik Apeli kishte kthyer në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit Bajrami, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë më datë 29 korrik 2023 kishte dënuar të akuzuarin Afrim Bajrami me 30 ditë burgim për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 par 3 lidhur me par 2 dhe “Dhunë në familje” par 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Mirëpo, Gjykata e Apelit më 12 shtator 2023 e kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë duke e kthyer çështjen në rigjykimin me arsyetimin se aktgjykimi përfshinte shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nuk ishte i përpiluar sipas ligjit dhe se dispozitivi i të njëjtit ishte i pa qartë.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit po ashtu thuhej se e gjykata e shkallës së parë e kishte tejkaluar akuzën kur të akuzuarit Afrim Bajrami përveç veprës penale Kanosja e kishte shpallur fajtor edhe për veprën penale “Dhuna në Familje” ku në këtë rast gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar të njëjtin për një vepër penale që nuk kishte qenë i akuzuar.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 29 korrik 2023 ekziston dyshim i arsyeshëm se i akuzuari Bajrami me datën 2 maj 2023, rreth  përmes rrjetit social Facebook, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën – Deputeten e Kuvendit të Kosovës Ariana Musliu Shoshi për shkak të detyrës së saj.

Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari nga një profil në rrjetin social Facebook me emrin “kaka. kaka”, ka kanosur deputeten me këto fjalë: “Oj gjak shkine sa të vijë ne pushim edhe es muj o me sakic ka met masakrue me gjithe familjen 1000 perqindë kam met pre për shkin cetnike ata Allah ta q**** qe te ka martue ty shko bane ADN e gjon babën qetnik qe te ka pjell ta q**** token e nanes qe te man ty se qifti yt ni milion qetnika i qet oj shpijune, shpijune serbo ruse Allahu te kallt ne familjen tone ku te dhem mas shumti mori prostitut kralave se ti nuk je votue vorin e nones ta q**** me pas pak ftyre nuk ban kështu 16 mij i vrau shkau e ti i përkrah hec për serbi token e nanes ta q**** edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue p***** te vraft gjaku i grave i fëmijëve te dëshmorëve” me çka tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë”.

Me këtë i akuzuari Bajrami ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 par. 3 lidhur me paragrafin 2 i KPRK-së

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Auto Draft

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X