TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Financave dhe USAID krijojnë sistemin elektronik të faturave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Financave dhe USAID krijojnë sistemin elektronik të faturave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Drejtoreshën e Projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”, Maia Gogoladze nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë tek organizatat buxhetore.

Sipas një komunikate për medie të Ministrisë së Financave, kjo marrëveshje e mirëkuptimit parasheh përmirësimin e shërbimeve publike duke krijuar një sistem elektronik përmes të cilit përcillen faturat në secilën hallkë të procedurës administrative përbrenda organizatave buxhetore, duke rritur kështu efikasitetin në shpenzimin e parasë publike dhe kontrollin e brendshëm financiar. Gjithashtu, krijimi i një sistemi të tillë elektronik mundëson garantim të transparencës, si pjesë e reformës për digjitalizim dhe zvogëlim të barrës administrative.

“Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Murati theksoi se “krijimi i sistemit elektronik do të zvogëlojë mundësitë për keqpërdorime dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të financave publike përmes rritjes së transparencës”.

Në këtë linjë, Drejtoresha e Projektit Znj. Maia Gogoladze shprehu se “me këtë sistem do t’u mundësohet mbikëqyrësve institucional, por edhe operatorëve ekonomik, të shohin në kohë reale se në cilin hap të procesimit gjenden faturat, identifikon fytat e ngushtë në proces, dhe shmangë vonesat, gjë që dukshëm do të përmirësojë shërbimet ndaj operatorëve ekonomik dhe do të mundësojë menaxhim më të mirë të financave publike në përgjithësi”.

Të dyja palët deklaruan edhe njëherë përkushtimin e tyre të përbashkët në zbatimin e projekteve të cilat përforcojnë mekanizmat e llogaridhënies dhe rrisin efikasitetin në shpenzimin e parasë publike ashtu që të rritet shpejtësia e ofrimit të shërbimeve për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën