TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zëvendësdrejtori i Policisë: Deri tani janë konvertuar 1500 targa në RKS

nga tëvë1
13 Nëntor, 2023
0
A A
Zëvendësdrejtori i Policisë: Deri tani janë konvertuar 1500 targa në RKS

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar se që nga prilli i këtij viti e deri më sot janë konvertuar në RKS rreth 1500 targa ilegale.

Elshani në emisionin “InfoNata” tha se në vazhdimësi ka pasë qytetarë serbë të interesuar për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

“Prej prillit të këtij viti kur unë jam vendosë si zëvendësdrejtor rajonal për Regjionin e Veriut, kemi pasë interesim të theksuar të qytetarëve të nacionalitetit serb të cilët në pika të kontrollit të Policisë, apo kanë ardhë vet në stacion, apo kanë ardhë tek unë në zyre dhe kanë kërku që të dinë se ku është e mundur që të vazhdohet regjistrimi i targave të automjeteve, apo të bëhet konvertimi i tyre në RKS. Këto kërkesa ne i kemi  përcjellë te Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet hierarkisë tonë dhe menaxhmentit tonë policor dhe mandej Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kërkesën në Qeveri dhe Qeveria e ka marrë një vendim që të jepet një afat një mujor për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS”, tha Elshani.

Derisa theksoi se deri në fund të muajit nëntor do të kenë edhe numrin total të veturave të konvertuara.

“Kjo datë është caktu kjo periudhë kohore nga data 1 nëntor deri më 30 nëntor, muajin në të cilin gjindemi tani dhe është në fakt një mundësi, një shansë që qytetarët e veriut të Kosovës të bëjnë konvertimin e targave. Do të thotë nuk është kërkesë që ata duhet prej zorit me bë këtë far pune, ata e kanë mundësinë për me i konvertu këto targa dhe e njëjta është duke u bë. Deri tani në këtë moment që ne po flasim janë diku rreth 1500 targa të cilat janë konvertuar dhe ne konsiderojmë që deri në fund të muajit do ta kemi në përgjithësi edhe numrin total të veturave të konvertuara”, shtoi tutje Elshani.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të regjistrimit të veturave me targa targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme deri më 1 dhjetor.

Çështja e targave ka shkaktuar një sërë krizash në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Fillimisht, më 31 korrik të vitit 2022 u ngritën barrikada për shkak të çështjes së targave dhe në nëntor të po atij viti, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, pasi u suspendua drejtori i policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Gjuriq kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS.

Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli i vitit 2023 të lejohej vetëm qarkullimi i makinave me targa RKS.

Më 23 nëntor 2022, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat që lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, Serbia pranoi që të mos lëshonte më targa të reja dhe Kosova hoqi dorë nga ndëshkimet që parashihte plani për riregjistrimin e makinave. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

TENTIMI I 13-të – “DEJA VU” APO KONSTITUIM? – 09.05.2025

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

​27 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

Shënohet sot Dita e Evropës

Shënohet sot Dita e Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X