Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është përmirësuar cilësia e ujit të Liqenit të Badocit, dhe se së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije.
Në një postim në Facebook, Rama tha se kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, e ka informuar se është përmirësuar cilësia e ujit të Badovcit.
“Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije”, shkruan Rama.
Ndryshe, ka disa javë që qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit nuk kanë mundur ta konsumojnë atë për pije, për shkak të nivelit të lartë të manganit.