TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Shiti shtëpinë për t’u kujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuara

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Shiti shtëpinë për t’u kujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuara

Resmije Krasniqi, kryetare e Shoqatës Humanitare “Hadër” në Prizren, ka mbi 20 vite që kujdeset për personat me aftësi të kufizuara.

Aktualisht, Resmija tregon se ka nën përkujdesje 24 orëshe pesë persona.

Ajo thekson sfidat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj, si një nënë e një vajze 46 vjeçare me aftësi të veçanta. Nevoja për të hapur një shoqatë të tillë humanitare, e për tu bërë strehë e shumë personave të kësaj kategorie, detyroi Resmijen që ta shiste shtëpinë e trashëguar të vajzës së saj.

Derisa flet për peripecitë që ka kaluar, “nëna” e dhjetëra fëmijëve, kërkon nga institucionet që të ndërmarrin hapa në përkrahjen e kësaj qendre.

Pavarësisht që këta persona nuk mund të flasin apo të shprehen, shumë punime artizanale prej druri, veshje kombëtare, korniza të ndryshme e shumë gjëra të tjera interesante punohen nga vetë duart e tyre. Krijime të tilla, për t’i ndihmuar kësaj shoqate në funksionim, bëjnë edhe nënat e këtyre fëmijëve.

Kjo është mënyra e mbijetesës së tyre, duke përfshirë edhe projektet në të cilat marrin pjesë.

Resmija për KP tregon se e ka shitur shtëpinë e vajzës së saj me nevoja të veçanta, që ia ka lënë pasuri gjyshi i saj, për të themeluar shoqatën “Hadër”.

“Vjehrri jem kur na ka lënë pasurinë neve, e kam shitur shtëpinë e vajzës sime, me të meta që e kam…U detyruam ta shesim shtëpinë ta mbajmë shoqatën. 99;-2003 vetëfinancim, 2003-2008 këto të huajt na kanë ndihmuar…Tash unë i kam pesë (persona) 24 orë, 205 anëtarë janë në shoqatë. 24 orë përpara i kam pas 17 (persona), pyete shpirtin tim qysh kam punuar. Tash i kam vetëm pesë, tash e kam edhe një që dy javë ka ardhur… Që të më dëgjon qeveria, i kisha lut kryeministrin dhe të gjithë ministrat që janë, që ekzistojnë në Kosovë, t’i ndihmojnë shoqatës tonë. Normal, se ne jemi OJQ, ndoshta nuk na takon, por me projekte shumë vështirë është duke u mbajtur”, thekson Krasniqi.

Shoqata humanitare “Hadër” është themeluar menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, me iniciativën e disa nënave të fëmijëve me aftësi të veçanta. Kjo organizatë angazhohet për mirëqenien e këtyre personave.

Ndër të tjera, qëllimi i formimit të kësaj shoqate ishte sensibilizimi i opinionit vendor e ndërkombëtarë mbi gjendjen e vështirë të personave me aftësi të kufizuara, mbrojtja, përkrahja dhe trajtimi psikofizik i tyre si dhe organizmi i kurseve te ndryshme me nënat dhe personat e kësaj kategorie.

Këtë e tregon edhe vetë Resmija në librin e saj “Kujtimi i nënës”, në të cilin ka shumë tregime e poezi, që përshkruajnë jetën e vështirë të këtyre personave.

Shoqata “Hadër” trajton në grupe 9-12 persona, rreth 40 persona në ditë dhe punon çdo ditë nga ora 08:00 deri në 17:00.

Tags: prizrenResmije KrasniqiShoqata Humanitare "Hadër"
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën