TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Demenca kombëtare politike

nga tëvë1
11 Nëntor, 2023
0
A A
Pula: Drafti i publikuar për Asociacionin, në kundërshtim me atë se çfarë thanë Chollet e Escobar

Shkruan: Shqiprim Pula

Politika është zeje që mund t’a kesh dhunti por edhe të mësuar nga literatura. Kategori “politikanësh” nuk kanë mësuar kush janë e nuk kishin arritë t’a kuptonin se kush mund të jenë. E në hyrje-daljet politike, disa “politikanë” dilnin nga dyer të ndryshme dhe jo nga dera përmes të cilës kishin hyrë në politik. Ky soji i “politikanëve” vraponin ndërkohë që s’kishin mësuar të ecnin në politik, e dëmet bëheshin të pariparueshme për kombin.

Kur rrëzohen apo ndrrohen sistemet politike, për disa, është tronditje e për të tjerë mundësi. Në shoqëritë Shqipëtare, që në fundvitet e 80-ta e fillimvitet e 90-ta, këndej e andej Drinit, filluan transformimet politike dhe social-ekonomike. Rekrutimi i individëve të (pa) arsimuar e konformistë, politikanëve biznesmenë, e shpirtëra skllevërish, të cilët, u bënë pjesë e mashtrimeve, demagogjive, hipokrizive, e manipulimeve, e edhe hajnive, ngritën antivlerat në zejen politike, krijuan turma njerëzish (si tufa delesh) amorfe, të pashpirt qytetar. Kështu, bëmë hapa pa i fikësuar qëllimet …!, e kombëtarisht pësuam politikisht.

Dëmet nga hapat e paprecedent politikë përgjatë dekadash… Ish-oficeri i kundërzbulimit dhe juntës Greke, Anastas Janullatos arriti në Shqipëri, morri peng Kishën Autoqefale Shqipëtare Ortodokse, që rrënjët e identitetit të saj i kishte tek ligjërimi i Fan Stilian Noli, dhe që atëherë, filloi ‘Orthodhoksia Greke’ në Shqipëri, duke e Greqizuar komunitetin Shqiptarë Ortodoks, me një shtrirje të gjërë në veçanti territorin Jugor të Shqipërisë!. Ishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Greqi, por, shteti fqinjë Helen, i mbante të kushtëzuara me çështjen e minoritetit Grek në Shqipëri, ndërlidhur edhe me varrezat kolektive në fshatrat si Këlcyra e Bularati, në kundërshtim të plotë me legjislacionin ndërkombëtar përkatës, varreza këto, afër kufirit e me prapavijë politike me pretendim jugun e Shqipërisë apo siç e quajnë ata me emërtimin fashist “Vorio Epiri”; çështja Çame që shteti Helen refuzon t’i jap zgjidhje, doli në skenën politike si temë, në vitin 1991, më pas në vitin 2000, u rikthye edhe njëherë në vitin 2013, por asnjëherë zgjidhje nuk u gjet për një plagë Shqipëtare shekullore, si hapsirë tokësore prej pesëmbëdhjetë (15) mijë km katrorë!, e ndarë që 1913-tën nga Shqipëria; si dhe, së voni e shpikur çështja e detit përkatësisht delimitimit të kufirit detar, e për fatin e keq të Shqipërisë si më 2009 dhe 2018 marrëveshja mbahej e fshehur në detajet e saj e që konsiderohej në dëm të Shqipërisë!. Në Maqedoni, sllavo-maqedonasit mohonin Shqiptarët etnik si shtetformues, e si rezultat, më 2001 filloi konflikt i armatosur në Maqedoni me pretendime për territore Shqipëtare (të paktën nga çfarë thuhej në komunikatat e tyre) po çuditërisht, u tkurren në vetmjaftueshmëri civile-politike si të drejta të njeriut, dhe u përmbyll me dokumentin e quajtur “Marrëveshja e Ohrit”, por, për fatin e keq, afati i zbatueshmërisë që do fillonte më 2002 dhe të përmbyllej më 2006 nuk gjeti zbatimin e saj përmbajtësor, mbeti e cunguar. Shqiptarët në Maqedoni, duke qenë element konstituiv e shtetformues, mbeten në një popull 20 përqindë!. Në Kosovë pritej definimi i statusi juridik-politik gjatë bisedimeve në Vjenë, dhe pala Serbe arriti që t’a fitonte betejën duke e përvetësuar trashigiminë materiale ortodokse Shqipëtare, si Serbe. Kisha Serbe Ortodokse në Kosovë i përvetësoi objektet e zona me status special, 44 sosh me mbrojtje të veçantë!. Me dokumentin gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, pala Serbe arriti t’i fitoj dhjetë (10) Komuna për pakicën Serbe në Kosovë, poashtu, dhjetë (10) ulëse të garantuara për pakicën Serbe në Parlamentin e Kosovës, të cilat u përvetësuan nga formacioni politik “Srpska Lista”, si dhe të drejtën e veto-s për ligje të cilat konsiderohen si vitale!. Me dokumentin e 19 Prill, 2013 të cilën n’a e kanë shitur si “marrëveshje ndërkombëtare”, dokument i cili ishte kundër frymës kushtetuese sepse parashihte “zajednicën”, dhe e cila vazhdon të jetë e dëmshme politikisht edhe mëtej, Kosova, e pranoi si triumf politik i dialogut!.

Në Parlamentin e Republikës, deputetët votuan për themelimin e Dhomave të Specializuara, për të administruar drejtësi si pjesë e sistemit të drejtësisë së Republikës, veçse me seli në Hagë. Sot vazhdojmë e vajtojmë!. Në Parlamentin e Republikës, më 2017 u amandamentua Ligji për Pensionet e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndryshe nga Ligji i Pagave; më pas votuan edhe demarkimin e kufirit ku u humbën mbi tetëmijë (8,000) hektarë tokë, e si rezultat, ishte nënshkruar ‘Deklarata e Presidentëve’ të Kosovës e Malit të Zi, për trupën punuese të përbashkët mbi identifikimin, rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare në drejtim nga Çakorri dhe Zhlepi, për të cilën, akoma nuk ka asnjë rezultat!. Pra, secilin momentum veç-e-veç apo si të përmbledhura, i lejuan dhe pranuan politikanët Shqipëtar!. Transakcionet politike ishin të shumta…!, e përkundër moshës kombëtare relativisht të re, pokitikanët tanë ishin me demencë kombëtare; ata mund të jenë konsideruar të mençur por jo edhe të ditur, mund të kenë qenë edhe inatçor por aspak këmbëngulës, ndoshta edhe trima si individë por të pa guximshëm si skuadra politike përballë fqinjëve, fatkeqësisht. Nga këto histori të përmbledhura është krijuar histori iracionale për kombin Shqipëtar. Prandaj, n’a duhen politikan me identitet, me dinjitet e për sovranitet, që të mos jenë shërbëtor e vasal të përmjerr.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Kërkohet nga Reali dhe Tottenham, Xabi Alonso

Xabi Alonso te Real Madridi, punë e kryer, së shpejti zyrtarizimi

Krenaria e vendit Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen

Krenaria e vendit Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X