TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çitaku i reagon Kurtit pasi përmendi Thaçin: Turp, i pabesë si me tanët dhe me të huajt

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çitaku i reagon Kurtit pasi përmendi Thaçin: Turp, i pabesë si me tanët dhe me të huajt

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundi tha se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë.

Çitaku ka thënë se ka kohë që kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit.

Ajo tha se kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme.

“Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ia kthej sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në. Poashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit është një ure këmbësorësh në një fshat dhe një mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka shkruar ajo.

Kryeministri Albin Kurti sot në një panel në Forumin e Paqes në Paris, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka përmendur ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Ai tha se Thaçi ishte homolog i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë ide dhe të dy i përshkroi si udhëheqës autoritarë.

“Ky projekti i këmbimeve të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, nga një nga paraardhësit e mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritar që flasin për popullin si familje e tyre e për territoret e shteteve sikur të ishin prona të tyre. Kjo ka pasur një lloj shije monarkie që nuk ekziston më, por përkundër dështimit të projektit si të tillë, më duhet ta pranoj se ideja ekziston ende, mirëpo pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”, ka nënvizuar Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën